Categories Lajme

Djali i Donald Trump tallet me Biden, bën montazh për rrëzimin e tij

Djali i ish-presidentit Donald Trump, Donald Trump Jr., është tallur me rrëzimin e presidentit amerikan, Joe Biden një ditë më parë, teksa po ngjitej shkallëve për të hipur në aeroplan.

I biri më i madh i ish-shefit të Shtëpisë së Bardhë publikoi një video-montazh thumbues, në rrjetet sociale ku në pjesën e parë të videos shihet babai i tij duke e goditur fuqishëm topin e golfit në një fushë, ndërsa në pjesën e dytë të videos duket sikur topi e godet prapa kokës Bidenin.

Ndërkohë në mbishkrimin e videos ai shkruante në mënyrë ironizuese se “Nuk ishte era, njerëz”, duke iu referuar njërës prej arsyeve të përmendura për problemin e Bidenit gjatë ngjitjes së shkallëve.

Donald Trump Jr. gjithashtu i kritikoi mediat për qasjen përkrahëse ndaj Bidenit, ndonëse ato, sipas tij, e kishin sulmuar Trumpin kur ishte president vetëm pse ishte mbajtur anash gjatë ngjitjes shkallëve të aeroplanit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME