Categories Lajme

Djali i Fredi Belerit: Kërkojmë ndihmën e Greqisë! Rama e mori personale

Fredi Beleri aktualisht ndodhet në burg dhe ka kërkuar që të zhvendoset në spital për shkak të problemeve shëndetësore, mirëpo djali i tij ka konfirmuar se gjendja psikologjike e tij është “shkëmb”. Në një intervistë për mediat greke, ai ka treguar se e ka takuar 2 herë babanë që nga momenti i arrestimit.

E kam takuar një herë të enjten pas arrestimit dhe dje, të martën, e pashë për herë të parë zyrtarisht për pesë minuta”. Psikologjikisht është gur fatmirësisht, u gëzua sepse është një punë shumëvjeçare dhe u shpërblye”, ka thënë ai.

Djali i kryebashkiakut të ri të Himarës tashmë, thotë se nuk ka asnjë provë që fajëson babanë e tij, e ndërsa arrestimin e konsideroi si një hakmarrje personale të kryeministrit Edi Rama.

Këtu duam ndihmën e Greqisë dhe Europës. Kjo nuk është e drejtë. Avokatët na bëjnë të ditur se në shkresa nuk ka prova për atë që e akuzojnë. Në 10 ditët e fundit, vetë Rama e kishte marrë personalisht çështjen e Himarës. Kudo që ishte në çdo fjalim i referohej Himarës për fat të keq me karakteristika shumë të këqija dhe përpiqej të polarizonte klimën politike.

Ai thoshte “Nuk do ta lejoj veten të mos fitoj Himarën. Ajo që ndodhi në Himarë do të bëjë histori, një grusht njerëzish arritën të fitojnë kundër një shteti. Për shkak se isha atje dhe i pashë gjërat, do të kishte qenë një fitore shumë më e madhe nëse e gjithë kjo nuk do të kishte ndodhur në 10 ditët e fundit. Nëse do të kishte zgjedhje të lira, fitorja do të ishte më e madhe”, përfundoi ai.Fredi Beleri mundi Jorgo Gorën në 14 maj me 19 vota më shumë. Ai vijon të jetë në burg me akuzën për blerje votash.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME