Categories Lajme

Djali i Salvinit, politikani kërkon falje

Ministri i Brendshëm italian, Mateo Salvini është futur sërish në telashe, për shkak të këtyre pamjeve ku i biri 16-vjeçar po bën xhiro në plazh me një motor uji të policisë.

Pamjet u publikuan ekskluzivisht nga e përditshmja La Repubblica. E gjitha ndodhi në bregdetin e Milan Maritima, në Papeete Beach, ku Salvini po kalon pushimet verës. Në një moment, ai shkelmon topin në det dhe i pëshpërit një polici: “Unë jam duke shkuar në çadër”. Ndërsa djali i tij hipën në një xhet ski të drejtuar nga një oficer policie.

Teksa kuptojnë që ky moment është regjistruar një fotografi i La Repubblica, dy individë, policë pa uniformë, i afrohen dhe i kërkojnë të mos filmojë, në të kundërt i thonë se do ta arrestojnë.

Për të shmangur përmendjen e emrit të të birit të Salvinit, dy policët mohojnë faktin që në motorin e ujit ndodhen dy persona.

Salvini kërkoi falje dhe tha se ishte një gabim atëror. Partitë e opozitës nuk e humbën mundësinë për të sulmuar Ministrin e Brendshëm: “Policia ka për detyrë të garantojë sigurinë tonë dhe të mos argëtojë familjen e Salvinit”, tha Emmanuel Fiano nga Partia Demokratike e qendrës së majtë (PD). Ligjet ndalojnë përdorimin e mjeteve shtetërore, për më tepër ato të policisë për qëllime turistike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME