Categories Lajme

“Djali u aksidentua rendë, tërmeti u shembi shtëpinë”, drama e familjes në Manzë: Do shesim gjithçka

Familja Fasa me 6 anëtarë jeton prej më shumë se 4 dekada në fshatin Shkallë në Manzë të Durrësit. Prej 26 nëntorit familja e ka ndarë jetesën mes një çadre të vendosur në oborrin e shtëpisë dhe një dhome të vogël në të cilin jeton djali i familjes në gjendje të rëndë shëndetësore. Rexhep Fasa tregon i përlotur goditjet e forta që mori këto dy muaj të fundit të vitit, fillimisht kur mësoi për aksidentimin e djalit dhe më pas me lëkundjet e forta të tërmetit një muaj më parë.

“Kam pas dy tërmete, të parin e kam pasur për djalin, të dytin për shtëpinë”, shprehet ai.
Shtëpia është shpallur e pabanueshme. Muret e dhomave janë çara dhe ekspertët kanë vendosur shiritin e kuq duke kërkuar nga familja të mos hyj më në banesë. Rexhepi jeton në çadrën e vendosur në oborrin e shtëpisë. Kur një muaj ka kaluar nga ato lëkundje të nëntorit, duket se shpresat e kanë lënë se diçka do të ndryshojë në goditën ku investoi gjatë jetës gjithçka që pati.

“E pabanuesme shtëpia, na ka thënë se do e rregullojë shteti”, thotë ai. Kur kujton aksidentin e djalit, falenderon zotin që e la në jetë. Dy bashkëshortët e familjes Fasa kërkojnë vetëm rindërtimin e shtëpisë, duke kujtuar se do të shesin gjithçka për të kuruar djalin e tyre. Rexhepi dhe Veria do të kalojnë vitin e ri në këtë çadër të vendosur nga ushtria me urimin e vetëm se 2020 do t’i gjejë në një shtëpi të re dhe në kushte më dinjitoze për ditët e mbetura të jetës së tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME