Një grua e cila ka të shtruar djalin e saj në spitalin Infektiv, pretendon se ai është shtuar aty edhe pse ka dalë negativ në testin për Covid 19.
Në një intervistë për gazetaren e Fax News Fjona Çela, zonja në fjalë shprehet se nuk ka marrë asnjë informacion për gjendjen e djalit të saj, ndërsa shton se ai vuante nga astma.
“Mbrëmë e kam sjellë djalin duke vdekur iu mor fryma. I ka bërë testimet djali, nuk ka virus, e ka bërë ai që ka dalë pa virus. Djalin e solla tu vdek mbrëmë, e shtruan këtu edhe pse nuk ka Covid. Ai ka vuajtur dhe më parë nga astma, e ka mëlçinë copë copë. Se di pse e shtruan këtu”, shprehet gruaja. Për më shumë dëgjoni dëshminë e saj:
