Categories Lajme

“Djalit ia thanë mjekët copë, ti ke vdekjen në…”/ Rama tregon rastin e rëndë në familje

Mjeku i njohur, Gentian Toshkëzi, ishte ditën e sotme i ftuar në podact-in e kryeministrit, Edi Rama, ku folën gjatë për mjekësinë në Shqipëri dhe për mjekësinë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pjesë nga biseda:

Gentian Toshkëzi: Ka qenë një “culture shop” për mua kur shkova në Amerikë dhe përballja me kulturën amerikane, e para. Atje është mënyrë tjetër e të menduarit për sëmundjen dhe e të “përtypurit” të sëmundjes. Sëmundja nuk është një lajm i mirë për askënd e sidomos në fushën ku jam unë, ka sëmundje ku diagnozat janë të vështira goxha. Ndryshimi është që gjëja e parë atje, gjëja e parë që kam parë, që njerëzit ose pacientët janë të përgatitur ose e përballojnë lajmin me shumë guxim dhe me shumë qetësi.

Edi Rama: Dhe atje lajmi thuhet copë?

Gentian Toshkëzi: Po. Është i detyruar të thuhet. I thuhet pacientit copë dhe askujt tjetër, jo familjarëve siç ka qenë këtu, nuk e di nëse ka ndryshuar dhe diskutohet me pacientin çdo mundësi, edhe mundësia më e keqe.

Edi Rama: Ne kemi patur në familje një rast të rëndë me djalin  ishte atë kohë 15 vjeç edhe ia thanë copë dhe për mua ishte shumë shokuese, madje, madje pasi na e thanë ne, unë i them asaj mjekes që e ndoqi pastaj dhe e nxori nga kthetrat e vdekjes realisht, mundohu t’ia thuash.. ‘’Më lër të bëj punën time”, -tha dhe u ul përballë tij dhe i tha, “Ti ke vdekjen në trup. Në situatën ku je, ti ke vetëm 30% mundësi që të mbijetosh dhe që quhet kancer, por 30% të tjera i ka njeriu. Nëse ti je i gatshëm të luftosh dhe të më vësh mua në dispozicion këtë 30%-ësh dhe 30% të probabilitetit, ne shkojmë në 60% me 40%. Tani më thuaj, – tha, je i gatshëm të luftosh?’’ Ky ishte pak a shumë toni edhe e mobilizoi. Pacientët shqiptarë nuk e përjetojnë njësoj.

Gentian Toshkëzi: Mendoj se në kulturën shqiptare, edhe ballkanase ndoshta, europiane deri diku është edhe për t’i mbrojtur nga ana psikologjike edhe shpirtërore për të mos i dëmtuar, edhe flitet me familjarët për t’ia treguar në një rast të dytë.

Edi Rama: Kjo është njëra pjesë, po pjesa tjetër?  Në aspektin e ndërhyrjes me ide, me këshilla për shembull se ne jemi të gatshëm të japim mend në çdo profesion dhe në çdo sektor, ka një dallim midis pacientëve amerikanë dhe atyre shqiptarë, domethënë amerikanët të thonë ‘’mbase është kështu, mbase është ashtu”? S’besoj.

Gentian Toshkëzi: Shiko, dallimi është për mendimin tim, më duket sikur pacientët në Amerikë të dëgjojnë më shumë, vijnë më të përgatitur, të dëgjojnë më shumë dhe kanë më shumë besim ndoshta se pacientët në Shqipëri ndoshta.

Ky është mendimi im personal. Në qoftë se ka një dyshim, unë jam i pari që i them pacientit “të rekomandoj të marrësh një opinion të dytë’’ sepse Amerika është e madhe, ka shumë mjekë të tjerë dhe unë kërkoj nga pacienti që të kem një besim dhe që në të krijojmë të parën gjë të rëndësishme, lidhjen dhe besimin midis nesh, sepse kjo do na ndihmojë në çdo proces të trajtimit dhe të mëtejshëm të sëmundjes.

Në qoftë se ky besim është akoma krijuar i fortë, atëherë rekomandimi im është që merr një mendim të dyte, ka qendra shumë të mira kudo në Amerikë dhe ka ndodhur që më vijën për opinion të dytë, për mendime të dyta sikurse edhe më rikthehen dhe më thonë, “Po, kishe shumë të drejtë dhe dua të trajtohem me ty’’. Kjo ta bën punën më të lehtë sepse trajton pacientë që do të të besojnë, janë pjesë e një skuadre, një skuadre bashkë me ty.

Edi Rama: Pse qasja shpirtërore e pacientit ka kaq shumë rol në suksesin ose në dështimin e një lufte të përbashkët me mjekun për të dalë nga një situatë kaq kritike? Pse? Çfarë? Në qoftë se ka një problem neurokirurgjik në tru, është një problem fizik, pse tek ky problem fizik përveç artit tënd, ndikon edhe si unë e luftoj emocionalisht?

Gentian Toshkëzi: Ka të bëjë sepse e para e punës besimi ndihmon pacientin që të ndjekë këshillat sepse procesi nuk mbaron vetëm me operacionin, është një procesi gjatë edhe pas operacionit që duhet ndjekur.

Edi Rama: Pse është kaq e rëndësishme që një i sëmurë me kancer duhet të jetë luftarak dhe jo depresiv?

Gentian Toshkëzi: Është nga të gjitha anët. E para, të krijon një gjendje më të mirë shpirtërore, të rrit imunitetin, të rrit besimin, ndikon tek imuniteti, të krijon një gjendje më të mirë për ta luftuar sëmundjen, ti fillon kujdesesh për veten, ndjek këshillat e mjekut më mirë, nuk lëshohesh apo që t’i lësh këshillat pa ndjekur, ti ke një ndjekje më të mirë me mjekun, shkon më shpesh, diskuton rastin, diskuton problemet dhe kjo krijon atë ecurinë më të mirë. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME