Nemanja Matic i ofroi mbështetje Shqipërisë pas goditjeve nga tërmeti. Nemanja Matic reagoi pas tërmetit në Shqipëri duke publikuar një mesazh të mbështetjes në rrjete sociale. “Lutemi për Shqipërinë”, shkroi mesfushori i Manchester United,
Postimi befasoi shumëkënd marrë parasysh se një futbollist i njohur serb publikoi mesazhin e mbështetjes me flamurin shqiptar. Por, i menjëhershëm ka qenë reagimi i shqiptarëve në rrjete sociale që e kanë përshëndetur e madje edhe quajtur “legjend”, yllin e njohur të Serbisë në futboll për veprimin e tij.

