Categories Lajme

Dje ndodhi mrekullia, si u shkëput nga prindërit 4-vjeçarja që u gjet në mes të detit

Shpëtimi i një vajze 4-vjeçare, hipur mbi një kamërdare në mes të detit nga një traget udhëtarësh në Rio të Greqisë ishte lajm në mediat botërore. Vajza gjendej disa qindra metra në thellësi të detit, larg vendit ku po bënin plazh prindërit, të cilët të alarmuar për mungesën e saj njoftuan autoritetet.

Vogëlushja u gjet e frikësuar, kapur fort pas kamërdares, por pa probleme shëndetësorë, ndërsa të gjithë e konsideruan këtë ngjarje një mrekulli, shkruan abcnews.al.

Pyetja kryesore në këtë rast është se si iku vajza nga prindërit? Pas hetimeve, autoritetet greke zbuluan se ajo ishte duke luajtur në breg të detit me bababin, rreth 500 metra larg vendit ku u gjet nga trageti. Një rrymë e fortë ajri e mori kamërdaren duke e larguar gjithnjë e më shumë nga bregu. Për fat të mirë, dallgët nuk ishin të larta dhe vajza ishte mbajtur fort tek kamërdarja duke bërë që të mos rrëzohej prej andej.

“Ishte e ngrirë nga frika. Me sa duket ka kuptuar diçka nga rreziku që i kanosej”, u shpreh për mediat greke njëri prej punonjësve të tragetit që shpëtoi vajzën. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zbardhet plagosja në Tiranë, arrestohen tre persona

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në rrugën “Frosina Plaku” në Tiranë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunuan të miturën dhe publikuan pamjet, procedohen tre adoleshentet në Fier

Një incident i rëndë ka ndodhur në Fier, ku tre adoleshente kanë dhunuar një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME