Categories Lajme

Djegia e pallatit 10-katësh/ Dalipi: Do bëhet vlerësimi, familjet mund të kompensohen për orenditë e brendshme

Banorët e pallatit 10-katësh që u përfshi nga flakët pasditen e 14 shtatorit 2023 nuk kanë ende një përgjigje se kur do të futen brenda. Ndërkohë dëmet materiale që ata kanë pësuar janë të mëdha.

Aldrin Dalipi, kryetari i këshillit të qarkut dhe anëtarë i këshillit bashkiak të Tiranës në një intervistë në studion e Report TV tha se po shikohet mundësia për të ndihmuar familjet e dëmtuara.

“Është një ngjarje e rëndë e papritur e paimagjinuar por presim përfundimet e sakta në lidhje me këtë rast dhe mëpas të dalin përgjegjësit kyesorë. Mund të jetë kompensim për orenditë e brendshme, në bazë të një manuali të miratuar nga qeveria. Në këtë pjesë bashkia do të bëjë vlerësimin e dëmeve dhe do u gjendet sa më shpejt në krah për ti ndihmuar” tha Dalipi duke garantuar dhe mbështetjen e këshillit të qarkut dhe të këshillit bashkiak.

Këtë vit familjet e kryeqytetit kanë vendosur ti besojnë fëmijët në shkolla e kopshte shtetërore.

‘Debate jo të domosdoshme dhe herë herë pa etikë’ i cilësoi Dalipidebatet e djeshme në këshillin bashkiak mes kryetarit të Bashkisë dhe këshilltarëve opozitarë të cilët kundërshtuan vendimin për një fond shtesë prej 6 mln eurosh për inceneratorin e Tiranës. Dalipi tha se “Tirana do vijojë të jetë e pastër“

“Këtë vit ka pasur kërkesa të jashtëzakonshme për të futur fëmijët në shkolla e kopshte shtetërore. Kjo do të thotë që i besojnë standardeve dhe cilësisë së shkollave publike. Bashkia e Tiranës do të vijojë me rikonstruksionin e shkollave” tha më tej Dalipi.

Pallati 10-katësh pranë ish-parkut të Autobusëve në Tiranë u ndërtua në vitin 2021 nga biznesmeni vlonjat Tanush Mëhillaj

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Vlorë-Orikum, “Audi” përplas këmbësoren me foshnjën 3-muajshe, mrekullisht shpëtojnë të dyja!

Një aksident rrugor dramatik ka ndodhur mesditën e sotme (29 gusht) në aksin Vlorë-Orikum, pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Prokuroria mbyll hetimet për Ylli Zallën

Pak ditë përpara se Ylli Zalla të arrestohej gjatë operacionit policor të koduar “Fundi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

I dhunuan nipin në Kavajë, 47-vjeçari arrestohet ndërsa po shkonte për të…

Me armë zjarri në automjet, po shkonte për të vrarë personat që kishin dhunuar nipin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 28 Gusht 2026

Dashi Edhe pse situata ne jetën tuaj ne çift do përmirësohet sot, serish nuk do…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME