Categories Lifestyle

Djegia e stomakut, pse ky shqetësim përkeqësohet me moshën dhe ja si të kujdeseni

Njerëzit po vuajnë gjithnjë e më shumë nga aciditeti i lartë në stomak ose urthi. Urthi është një çrregullim tretës që prek stomakun dhe ezofagun. Ndjesia e djegies është e dhimbshme dhe e parehatshme. Kjo sëmundje shoqërohet nga simptoma të tjera që përfshijnë fryrjen, të vjellat, të përzierat, lemza, rënie në peshë, kollë e thatë dhe tharje e fytit. Nëse vuani nga urthi atëherë duhet të shmangni domatet, djathin, kafenë, qumështin, të skuqurat, agrumet, çokollatën, ushqimet pikante, pijet e gazuara dhe sheqerin e përpunuar.

Njerëzit që jetojnë me këtë problem natyrshëm pyesin nëse urthi përkeqësohet me kalimin e moshës dhe për këtë vijnë në ndihmë ekspertët e AgroWeb.org

A përkeqësohet urthi me kalimin e moshës? Po, është e vërtetë! Urthi përkeqësohet me kalimin e moshës, por ajo për të cilën njeriu duhet të kujdeset është që të kuptojë ndryshimin mes periudhës kur urthi ishte thjesht një bezdi dhe momentit kur situata vështirësohet aq sa nevojitet një konsultë me mjekun.

Ja disa prej arsyeve përse urthi përkeqësohet me kalimin e moshës. Arsyeja e parë ka të bëjë me dobësimin e muskujve, përfshirë atë që është përgjegjës për urthin.

Ky muskul ndodhet mes stomakut dhe ezofagut. Kur ky muskul dobësohet, aciditeti i stomakut ngjitet më shpejt drejt ezofagut. Mbipesha është një arsye tjetër, ndoshta kryesorja, për aciditetin e lartë në të gjitha grupmoshat. Megjithatë, me kalimin e moshës, njeriu është më i prirur të shtojë në peshë. Medikamentet janë një arsye tjetër e përkeqësimit të urthit me kalimin e moshës.

Ndër barnat më kritikë janë ato kundër depresionit dhe ato për tensionin e gjakut.

Cilat janë ushqimet më të mira kundër urthit

Lajmi i mirë është se disa ushqime të caktuara zbusin simptomat e urthit dhe janë ideale për shëndetin tuaj. Selinoja- Kjo barishte arrin të neutralizojë aciditetin në stomak. Ajo është e pasur me proteina dhe antioksidantë që mbrojnë shtresat e stomakut dhe ulin rrezikun e ulçerës në këtë organ. Mund ta konsumoni në sallata ose lëng bashkë me mollë.

Tërshëra- Ushqimet e pasura me fibër ulin rrezikun e simptomave të aciditetit të stomakut. Këto ushqime, siç është tërshëra dhe drithërat e plota duhen konsumuar rregullisht për të parandaluar urthin.

Xhenxhefili- Ky zhardhok është i pasur me substanca që luftojnë inflamacionin dhe fuqizojnë imunitetin. Xhenxhefili ul prodhimtarinë e aciditetit në stomak. Xhenxhefilin mund ta konsumoni si çaj ose ta përfshini në gatime.

Salmoni- Salmoni është një burim i shkëlqyer i astaksanthinës. Ky antioksidant, bashkë me të tjerët munden të pakësojnë ndjeshëm simptomat e urthit. Salmoni shkatërron bakteret që shkaktojnë ulçerën në stomak. Salmoni i egër në veçanti përmban pak yndyrë dhe rekomandohet të konsumohet rregullisht nga njerëzit që vuajnë nga urthi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME