Përtej zënkës së tyre për apartamentin që Kaçandonit i ka zaptuar daja, mes tij e Tufanes nuk mungojnë as situatat komike. “Shihemi në Gjyq” duket se do të presë edhe një dasmë të dytë të çiftit të të moshuarve. Tufania vazhdon ta akuzojë Kaçandonin për të pazotë në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan dhe kundërpërgjigjja e tij është një dasmë.
Kaçandon: Ah, në e marrsha dot atë shtëpi, moj! Ah në e marrsha moj!
Tufane: Merre dhe gëzoje.
Kaçandon: Ah, ça do bëj! Po s’bëra edhe një dasmë, do rroj dhe 100 vjet pastaj. Do ju shikoj juve, ty dhe të tjerët.
Eni Çobani: Dasmën me kë do ta bësh?
Tufane: Do ta bëjë me mua, moj. Po, do martohet tani në pleqëri. Po është i mençur ai. Të mora të bukur ty unë, yll i këputur ti, s’je i zoti për asgjë.
Eni Çobani: Po pse, goxha burrë është.
Tufane: I bukur është ai. Po për të bukur e mora unë mortja, po ç’e do, shiko ç’më bën.
Kaçandon: Unë mendova që të dhashë rininë e mendova se do më jepje pjekurinë./tvklan.al
