Categories Lajme

Vlorë,Daja i mori apartamentin, gruaja e akuzon për të pazotë

Një çështje pasurie ka sjellë në studion e “Shihemi në Gjyq” nga “E diela shqiptare” në Tv Klan Tufanen dhe Kaçandonin. Nëna e tij i ka lënë të birit dy apartamente në një pallat, të llojeve 1+1 dhe 2+1. Por, çifti i të moshuarve nuk hyn dot në apartamentin e tyre sepse daja i Kaçandonit, Tomorri ka ndërruar bravën e apartamentit me përmasa 1+1. Ky është edhe shkaku i konfliktit mes tyre dhe akuzave të Tufanes se Kaçandoni nuk është i zoti të marrë çfarë i takon.

Kaçandon: Nuk hyra sepse kur mora çelësat, nuk erdhi kjo. Pas 2 muajve erdhi Covid-i. Ne pensionistët u izoluam, çdo gjë na vinte në shtëpi. Ai kishte djemtë, edhe po mos të dilte. Në Mars 2020, më zuri Covidi, një muaj e gjysmë me oksigjen.

Eni Çobani: Tani që u rimëkëmbe, shkove. Çfarë ndodhi, e takove Tomorrin?

Tufane: Erdhi në shtëpi me të vëllanë. Unë kam 30 vjet nuk flas me të. Kur erdhi, e respektova si dajën e burrit, i shërbeva, na nxjerr ca dokumenta. I thashë “ç’i ke këto, po qe për dokumenta, dokumenta kemi dhe ne”.

Më tej, Tufanja ka pyetur Tomorrin pse i ka marrë apartamentet e Kaçandonit, por prej tij nuk ka ardhur një përgjigje e duhur.

Kaçandon: I ndërroi me kushëririn se i duheshin garsonieret në kat të nëntë, ai shkoi në kat të gjashtë. I them unë “hajde këtu, do ta lirosh atë hyrje, o ti, o unë”.

Eni Çobani: Pra e ke biseduar me Tomorrin, Tomorri e di këtë bisedë, ke shkuar edhe deri në polici. Unë dua të kuptoj, si mund të hyjë një njeri kur nuk ka lidhje me pronën?  Jeni bashkëpronar apo Tomorri s’ka lidhje fare me këtë?

Tufane: Ky është bashkëpronar me vëllanë e tij, e ka në Greqi.

Në këtë rast, bëhet fjalë për bashkëpronësi, ku të dyja palët ndajnë të drejta të barabarta mbi pronën dhe nuk mund të kryejnë asnjë veprim pa dijeninë dhe miratimin e palës tjetër.

Eni Çobani: Tomorri ka emrin në këtë apartament apo jo?

Kaçandon: E ka në kat të gjashtë.

Eni Çobani: Certifikata e kësaj banese nuk ka dalë. Ndarjen me gogla që bëtë, i ra atij të ishte bashkëpronar me ju në këtë apartament?

Kaçandon: 2+1 e kam me dokumenta.

Eni Çobani: Flasim te tjetra, prapë jeni dy vëllezër, pa Tomorrin?

Kaçandon: Tomorri e ka në kat të gjashtë.

Eni Çobani: Si futet Tomorri këtu dhe e pranon edhe policia që ai është brenda?

Kaçandon: “E di çke ti, o nipçe, ato janë tokat e babait tim, mua më takojnë tre hyrje se kam tre fëmijë”, më tha./tvklan.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjendet pa shenja jete një 28-vjeçar në Malësinë e Madhe

Një 28-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në fshatin Boriç i Madh,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Autorë të disa vjedhjeve, arrestohen 3 persona ne Tiranë dhe Rinas

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë, pasi janë autorë të disa vjedhjeve në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Hetimet/arrestohen pas tre muajsh gruaja dhe partneri i saj në Torino, detaje

Policia italiane ka arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të vrasjes së Mikel Rrokut,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 5 Tetor 2026

Dashi Jo të gjitha dëshirat dhe pritshmëritë tuaja do të realizohen sot. Ju mund të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tavolina pokeri, çipsa dhe 8 mijë euro cash, 2 të arrestuar në Fier!

Një tjetër rast i organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit është goditur nga Policia…

LEXO ME SHUME