Categories Lajme

“Do digjem në mes të sheshit në Vorë ” / Rrëqeth nëna 77-vjeçare me djalin e sëmurë

Sulltane Picari, një 77-vjeçare nga Vora, prej dy vitesh endet rrugëve bashkë me djalin e saj, Altinin, i cili vuan nga çrregullime të shëndetit mendor. Kalvari i vuajtjeve të saj nisi pasi Agimi, një tjetër nga djemtë e saj, e nxori nga shtëpia së bashku me Altinin.

“Nusja ishte shkaktare, i thoshte që nuk dua të rrinë në shtëpi, se hapën një biznes, një kafene dhe një dyqan. U mërzit nusja, se nuk i shkonin njerëzit te dyqani prej fëmijës së sëmurë,” tregon Sulltania.

Për ta bërë të qartë, zonja Sulltane ka pasur 11 fëmijë, por sot jetojnë vetëm tetë prej tyre, pasi tre djem me probleme të shëndetit mendor kanë ndërruar jetë. Aktualisht, ajo ka gjashtë vajza dhe dy djem: Agimin dhe Altinin.

77-vjeçarja dikur jetonte në një banesë me djalin e sëmurë, me vajzën Elizabetën dhe mbesën e saj, Anën. Banesa ku jetonin së bashku ishte një ndërtesë dykatëshe, ndërsa Agimi kishte një tjetër ndërtesë trekatshe, ku jetonte me familjen e tij. Por sot të dyja këto ndërtesa i gëzon vetëm Agimi.

Që prej kohës kur Agimi ka fituar gjyqin, Sulltania është endur nga një vend në tjetrin dhe aktualisht jeton në kushte të mjerueshme së bashku me djalin e sëmurë dhe të afërmit e tjerë. E gjendur në këto kushte, ajo kërkon ndihmë për të gjetur një banesë modeste.

“Asnjë ndihmë nuk kam, prandaj them, bëni çmos, aman, mendoni për mua. Mendoni për atë sakatin, se edhe ai rob Zoti është, edhe ai shpirt ka. Ose, nëse nuk bëhet gjë, unë do t’i bëj një gjë vetes, se nuk duroj dot ta kaloj dimrin jashtë. Do të digjem vetë bashkë me këtë, në mes të Vorës, që ta shikojë gjithë mileti se jam duke vuajtur shumë”./Piranjat

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dhërmi, arrestohen dy persona, Shisnin doza kokaine dhe kanabisi

Dy persona janë arrestuar në flagrancë pasi shisnin doza kokaine dhe kanabisi në Dhërmi. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kamioni shpërthen në flakë gjatë ecjes pranë Laçit

Një kamion i tonazhit të mesëm u përfshi sot (25 gusht) nga flakët në rrugën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME