Categories Lajme

Do i riktheheni aktivitetit fizik pas infektimit me covid? Mjekët japin disa këshilla

Një studim i publikuar në New York Times, ka trajtuar situatën fizike të njerëzve pasi kalojnë Covid-19. Mjekët që kanë marrë pjesë në studim kanë vërejtur se shumë pacient që përpiqeshin t’i ktheheshin aktivitetit të mëparshëm, kishin vështirësi në frymëmarrje dhe lodhje ekstreme.

Gjithashtu këto vështirësi ishin parë dhe tek pacient mjaft të shëndetshëm dhe të aftë fizikisht, përpara se të infektoheshin me Covid-19. Edhe nëse kishin simptoma të lehta gjatë infektimit, përsëri, situata fizike post-covid ishte e vështirë. Njerëzit që kanë patur një aktivitet të rregult fizik përpara infektimit me Covid-19, duhet të marrin disa masa përpara se të ushtrohen përsëri: Mos u ushtroni nëse jeni ende i/e sëmurë Mos ushtroni nëse keni simptoma aktive, duke përfshirë ethe, kollë, ose dhimbje gjoksi. Rikthehuni ngadalë në aktivitetin fizik

Edhe nëse keni pasur vetëm simptoma të lehta, pa dhimbje gjoksi apo pa temperaturë, duhet të prisni derisa të keni të paktën shtatë ditë pa simptoma para se të ktheheni në stërvitje. Filloni me vetëm 50% të intensitetit normal. Rekomandohet një kthim gradual, hap pas hapi dhe i ngadalshëm në aktivitetin e plotë. Ndaloni ushtrimet nëse simptomat kthehen Nëse pas kthimit në aktivitetin fizik ju kthehen simptomat, duke përfshirë dhimbje gjoksi, ethe, rrahje zemre të shpejta duhet të vizitoni një mjek.

Testohuni Nëse keni simptoma të ftohjes ose gripit, testohuni për Covid-19 para se t’i ktheheni stërvitjes. Nëse mendoni se mund të keni pasur Covid-19, një test mund t’ju ndihmojë ju dhe mjekun tuaj të merrni vendime për kthimin e sigurt në stërvitje.  Edhe nëse nuk jeni diagnostikuar kurrë me Covid-19, kini kujdes dhe kushtojini rëndësi mënyrës se si ndiheni. Shumë njerëz me Covid-19 nuk e dinë se e kanë, ose kanë simptoma të përgjithshme si shqetësime të lehta, lodhje ose dhimbje të muskujve. Prandaj tani më shumë se kurrë duhet ta dëgjoni trupin tuaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME