Categories Lajme

“Do i vënë zjarrin”. Spartak Ngjela ngre alarmin, ajo që parashikon të ndodhë është shumë e rëndë

Avokati Spartak Ngjela, ka folur sot për Operacionin Fo.rca e Ligjit, duke thënë se ky aksion duhej të shtrihej në një kohë tjetër sepse sipas tij,  duhet të niste më zyrtarët dhe politikanët e ko.rruptuar si edhe me gjyqtarët e prokurorët që kanë vendosur pasuri mbi baza të paligjshmërisë. Ngjela tha se politika kërkon ti vërë zjarrin një pjese të reformës në drejtësi.

Pjesë nga biseda në studio:

Ka ligjshëmri kushtetuese dhe a duket si mbivendosje me SPKA dhe BKH?

Ngjela: Ka një mbivendosje dhe ka një nxitim. Në këto moment ferri i shqiptarëve janë politikanët e korruptuar, me vila, pallate, prona. Shqiptarët kanë pritur këtë, ky tjetri quhet kapital i paligjshëm. Shqipëria ka qenë një vend informal që është krijuar nga politika e korruptuar. Pse duhet të lësh politikën që është nën  akuzë, për të goditur korrupsionin e lartë shtetëror dhe kryeministror. Merret me njeriun e thjeshtë, po ai është popull. Shqipëria shkatërrohet nga korrupsioni shtetëror, dhe po nuk u godit ky që është shumë i madh dhe i rrezikshëm duke filluar që nga kryeministri aktual dhe gjithë kryeministra e ministrat, do i shkohej deri në fuund. Por kam besim te drejtësia amerikane. SPAK është një institucion shumë i vogël, BKH nuk është ngritur ende, është krijuar një obsdruksion dhe nuk i shërben kohës. Shqiptarët po presin me entuziazëm aksionin e madh ndaj kryeministrave, ministrave.

Çfarë përfaqëson kjo?

Ngjela: Ka mbivendosje kompetencash për ministrin e Brendshëm që do të qeshi bota, bie ndesh me parimin kushtetues.

Pse kjo paketë Anti-KÇK nuk përfshin gjyqtarët dhe prokurorët siç u premtua?

Ngjela: Janë të trembur, i la jashtë se po të merreshin këta do të merreshin edhe politikanët. Ko.rrupsioni qeveritar ka krijuar kr.imin e organizuar. Këta duan ta sfumojnë SPAK-un, për këtë do të shikojmë qëndrimin e politikës amerikane.

Çfarë prisni nga ambasadorja e re e SHBA, Yuri Kim?

Ngjela: Nuk mund ta luf.tojmë kr.imin pa ndihmën e tyre. Ambasadori Lu është betuar dy herë që do të politika amerikane do të vendosi drejtësi. Nëse nuk bën vettingun, kontrollin e politikanëve me procedurë ligjore, kot është kjo që ka ngritur Rama. Amerikanët nuk janë shprehur se nuk e kanë kuptuar, por kur ta kuptojnë do të flasin.

Yuri Kim ishte e pranishme në një aktivitet të MB, dhe duket sikur ka pranuar gjithçka që po ndodh?

Ngjela: Ajo ka folur për BKH jo për ligjin aktual. Ka lënë jashtë kontrollin e kri.mit shtetëror, fakti që e ka lënë jashtë e bën SPAK-un e sfumuar.

Nuk do të shohim në vijim hetim ndaj politikanëve, gjyqtarëve dhe Prokurorëve nga SPAK?

Ngjela: Ky vend do të marrë fund nëse ndodh kjo. Kri.mi i organizuar nuk ndahet nga korrupsioni, këta e ndanë.

Çfarë mekanizmash do të përdorin SHBA dhe si?

Ngjela: Siç morën Sali Berishën nga çadra dhe e futën në parlament, kur ushtrojnë fo.r.cë politike këta nuk e përballojnë sepse ajo ka dokumente.

Duke marrë parasysh situatën politike dhe qëndrimet e palëve, përveç ndërhyrjeve në drejtësi mund të ketë ndërhyrje edhe në politikë?

Ngjela: Ndërhyrje në politikë do të ketë sepse kanë pranuar të bëjë reformën në drejtësi. Korrupsioni shqiptar është lidhur me kundërshtarët e Amerikës, se këta janë lidhur me Moskën, Ankaranë, Beogradin. Ata po presin implementimin e reformës në drejtësi. KÇK e kishte për gjyqtarët, pse s’janë gjyqtarët? Pse ky kryeministër gënjen popullin e vet? Nuk mund të jesh kryeministër dhe të ndërtosh vila. Janë injorantë, i bënë, duhet t’ju merren. Kryeministrit shqiptar i lejohen dhuratë 200 euro në vit. Po bëjnë një sfumaturë, ka devijim politik për të ardhmen e Shqipërisë. Shqipëria shkatërrohet nëse katërshja e madhe politike nuk largohet nga skena bashkë me ato që u vijnë pas.

Po ne si shoqëri mund ta bëjmë këtë ndryshim?

Ngjela: Nuk e bëjmë dot se na mungon struktura shoqërore e protestës. E dyta njerëzit janë lodhur dhe zhgënjyer, e treta ne kemi kërkuar ndihmën e perëndimit sepse ne duam të hyjmë atje. Nëse nuk hyjmë në BE është një shkatërrim atëherë, lërë. Ata kanë vendosur kushte. Kemi një shans të mirë se në Kosovë u krijuar një qeveri anti-korrupsion, do të frymëzojë kjo në Shqipëri? Mbetet të shikohet hap pas hapi. Ndërhyrja e SHBA dhe BE ka ndodhur, hapat ligjor janë marrë, tani priten implementimet. Këta nuk po e lënë.

BKH mbetet sipas jush institucioni që do të bëjë ndryshimin?

Ngjela: Ai ka barrën e hetimit, pastaj ia kalon Prokurosisë së Posaçme. Nuk i ngjan OFL sepse kjo nuk ka institucione. Shqiptarët po kërkojnë eleminimin e korruspionit të lartë shtetërorë, këto të tjerat ikin për një ditë, nëse nuk e fut hetimin tek ato që janë kapo, nuk ke bërë asgjë. Në këto momente po rëndohet aktiviteti i SPAK.

Si mund ti quajmë këto operacione që po zhvillohen së fundmi?

Ngjela: Aty kanë qenë pse nuk kanë shkuar më parë? Duan ti vënë zjarrin një pjese të reformës që të shpëtojnë pjesën tjetër. Shqiptarët duan të korruptuarit në burg, ç’punë kanë njerëzit me trafikantët. Ata i heq menjëherë, për 60 ditë, problemi është tek politikanët e korruptuar. E nisën për ata dhe e lanë për njeriun e thjeshtë të popullit i cili mund të ketë gabuar në një shtet pa ligje. Vazhdimisht është folur për korrupsionin por asnjëherë nuk janë marrë hapa ligjor. Unë mendoj se politika amerikane meqë e ka nisur dhe është betuar për hetimin e korruspionit të lartë në Shqipëri. do ta çojë deri në fund.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME