Categories Lajme

‘Do iki me pushime’/ Si prostituojnë vajzat shqiptare jashtë vendit, e reja kapet në Rinas, dëshmia që bëri Policinë të dyshonte

Rastet e trafikut të femrave drejt vendeve të BE-së, vijojnë të jenë një problem shqetësues, e sidomos për shoqërinë shqiptare. Vetëm në dy muajt e fundit, nga aeroporti i Rinasit janë zbuluar tre tentativa të kalimit të vajzave të reja drejt Italisë, që më pas do të shfrytëzoheshin për prostitucion nga tutorët e tyre.

I tillë ishte edhe parandalimi i një situate të tillë, kur një 30 vjeçare u detyrua të tregonte gjithçka, pasi u zbulua nga shërbimet e policisë. Kanë qenë punonjësit e policisë Kufitare që pasi kanë marrë në pyetje të renë, kanë zbuluar se vajza do të trafikohej në drejtim të Italisë. Por, dëshmia kontradiktore që vajza dha para uniformave blu, bëri që policia të parandalonte edhe trafikimin e saj.

Fillimisht, në vijën e parë, e reja nga Fieri shpjegoi se do të shkonte për turizëm, e ndërsa në vijën e dytë të kalimit kufitar, 30 vjeçarja pohoi se do të shkonte për pushime tek disa të afërm të saj. Dy dëshmi të ndryshme bënë që oficerët e policisë të ngrinin dyshimet e tyre për një rast trafiku, e që në përfundim vajza u detyrua të tregonte edhe dhunën që i ishte ushtruar për ta detyruar që të trafikohej për prostitucion.

Pas dëshimsë së vajzës, u arrestua vetëm shoqëruesi i saj në aeroportin e Rinasit, e ndërsa u shpallën në kërkim tre pritësit në Itali, emrat e të cilëve tashme janë edhe në dorë të autoriteteve italiane, për të kryer arrestimin e tyre.

Por si arritet të kryhet ky trafikimi? Burime pranë policisë sqaruan se kalimi i tyre kryhet me pasaportë të rregullt, e ndërsa si alibi kryesore kanë “pushimet te familjarët”. /Shqiptarja.com

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME