Categories Lajme

Rotavirusi, vaksina e re për fëmijët

Manastirliu: E përfitojnë falas rreth 30 mijë fëmijë\ Të gjithë fëmijët e lindur nga data 1 gusht do të kryejnë edhe vaksinën e re e quajtur “Rotavirus”. Sipas ministres së shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, nga kjo vaksinë pritet të përfitojën rreth 30 mijë fëmijë në vit.

Nga 1 Tetori i këtij viti është shtuar në kalendarin e vaksinimit, vaksina e re e Rotavirusit, duke përafruar kalendarin tonë të vaksinimit me kalendarin europian. Është shumë e rëndësishme sepse përmirëson shëndetin e fëmijëve tanë nga virusi i rrezikshëm i Rotavirusit dhe infeksionet që vijnë prej tij. Do të përfitojnë rreth 30 fëmijë në vit. Shpesh prindërit e blinin këtë vaksinë me kosto të lartë, 100 dollarë por tashmë është falas për çdo fëmijë që lind”, shprehet Manastriliu.

Vaksina e rotavirusit jepet nga goja me 3 doza tek të vegjëlit në moshat 2, 4 dhe 6 muaj. Rotavirusi është një sëmundje që  mund të shkaktojë diarre të rëndë, të vjella, ethe dhe dhimbje barku.

Fëmijët e prekur nga rotavirusi mund të humbasin shumë lëngje dhe bëhen shumë të dehidratuar. Me futjen e vaksinës së re, kalendari i vaksinimit tashmë ka 12 vaksina të detyrueshme për fëmijët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME