Categories Lajme

“Do kenë lehtësi shqiptarët e moshuar që jetojnë jashtë”/Majko ia kthen opozitës

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka reaguar pas deklaratave të opozitës për aktin normativ “për tatimin mbi të ardhurat” dhe ndryshimin e bërë për shtetasit e huaj që duan të pajisen me pasaporta shqiptare.

Gjatë fjalës së tij në seancën plenare, Majko tha se kjo gjë bëhet që nëse emigrantët kthehen të kenë disa lehtësira ekonomike.

“Kemi shqiptarë Shqipërie, por kemi edhe të tjerë, ai arbëresh që e adhurojnë faktin të kenë një pasaportë shqiptare, ne kemi ligjin e shtetësisë dhe me një ligj të tillë, të marrin shtetësinë ata shtetasit tanë në Italia dhe Greqi nuk kishin për ta marrë. Ne të tjerët u kërkojmë, dhe vetë i mbajmë sikur do bëhet nami, mos na vjen obobo. Ne do funksionojmë mbi bazën e standardeve. A bëhet për një karamele mbi votën e emigracionit? Kjo është e tepërt!

Në qëndrimet e mia publike e kam thënë që vota e shtetasve jashtë vendit është qëndrim i përbashkët i klasës politike. Në 1 mars po pres me padurim që komiteti i tre palëve përfshirë edhe opozitën jashtë parlamentare të nis diskutimin për të drejtën e votës për këta shtetas. Që në fillim të 2018 kemi çuar relacion, pastaj krijuam grup ndërinstitucional në qeveri dhe depozituan qëndrimet tona, por pa kërkuar ndryshime kushtetuese, sepse nuk mund të merrnim përsipër për të bërë ndryshime.

Është e tepërt që ta konsiderojmë këtë histori sikur po bëjmë makinacion elektoral apo ekonomik për të ftuar ca shtetas të huaj që të vijnë këtu e të kalojnë pension mirë e bukur. Ne po u bëjmë gjest shtetasve tanë që nëse ktheheni  do ju presin disa lehtësira ekonomike, kaq, vetëm kaq”, tha ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME