Categories Lajme

Marrëveshja për pensionet/ Deputetja: Të njihen vitet e punës për emigrantët

Deputetja e PS-së, Evis Kushi është shprehur se Shqipëria duhet të intensifikojë përpjekjet për të arritur marrëveshjet me shtetet e huaja, për njohjen e pensioneve të emigrantëve.

Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Kushi tha se ky ka qenë një shqetësim i kahershëm i vendeve ku ka emigrantë shqiptar.

Deputetja shtoi se në vendet ku ka më shumë emigrantë shqiptarë, siç janë: Greqia, Italia apo Britania, Franca dhe SHBA-të duhet punuar për njohjen e viteve të punës në të dyja vendet.

“Së fundmi nga qeveria, pres që në të ardhmen të intensifikohen përpjekjet edhe për çështje të tjera që lidhen me diasporën e që janë shqetësim i kahershëm i tyre. E kam fjalën për marrëveshjet për pensionet dhe njohjen e viteve të punës në të dyja vendet. E kam fjalën për ato shtete ku ka më shumë emigrantë shqiptarë, siç janë Greqia, Italia apo Britania, Franca dhe SHBA-të. Qeveria e ka këtë çështje në vëmendjen e saj. Di që nuk varet vetëm nga ne dhe qeveria shqiptare se në çdo marrëveshje ka dy palë. Megjithatë di të them që nëse ne ia kemi dalë me 10 shtete deri më tani le të punojmë akoma më fort që t’ia dalim edhe për këto shtete që ka më shumë shqiptarë dhe përfitimet mund të jenë më të mëdha”, tha ajo .

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME