Categories Bota, Kuriozitete

Do qëndronit 30 orë brenda ar.kivolit për një sfidë?

Vitin e kaluar kompania Six Flags festoi Fright Fest duke ftuar njerëzit të kalonin 30 orë të bllokuar brenda një arkivoli vetëm.

Por sfida këtë vit në sezonin e Halloween po ndryshohet për të bërë më pak ose më shumë të frikshme. Kjo në varësi sesi garuesit ndjehen kur ndajnë hapësirën personale me një person tjetër.

Nga ora 16:00 e 27 shtatorit deri në orën 22:00 të 28 shtatorit të paktën 6 çifte do futen në 6 arkivole në Six Flags America në Maryland.

Çiftet që do ndajnë të njëjtin arkivol, duhet të jenë thjesht të gatshëm të marrin përsipër këtë sfidë  pavarësisht nëse janë miq, anëtarë të familjes, partnerë ose të huaj.

Ata mund të marrin jastëkë, dyshek për të fjetur dhe gjithçka që ju nevojitet që varri tu duket më tërheqës.

Pasi të vendosën në arkivole, garuesit do kenë shanset të shikojë disa herë dritën e diellit para se të përfundojë sfida.

Gjithashtu do lejohet të shkojnë në banjë, të ulen në arkivol për të ngrënë ose për të qëndruar në telefon.

Çdo gares merr kartën “Get Out of the Coffin Free Card” që mund ta përdorin për të dalë nga varri për 6 minuta.

Telefonat, orat, kufjet janë të ndaluara rreptësisht përveç gjatë minutave të pushimeve. Kushdo që del nga arkivoli i tyre për ndonjë arsye, me përjashtim të banjove dhe pushimeve të vaktit, do të skualifikohet automatikisht dhe nuk ka të drejtë të fitojë konkursin.

Çifti i fundit i mbetur fiton 600 dollarë dhe i ndajnë midis tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 15 Tetor 2026

Dashi Sot do të hasni në pengesa të shumta. Disa prej tyre do i keni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi për sot, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

Dashi Nuk duhet të merrni ndonjë iniciativë. Ju madje mund të dëshironi një pozicion varësie,…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

WhatsApp lançon kontrollin prindëror për adoleshentët,detaje

Të shohësh me kë një adoleshent hyn në kontakt, të marrësh njoftime kur ai regjistrohet…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME