Categories Lajme

“Do shkoni te varrezat e çamëve?”/ Begajt “ngec” pas pyetjes, ngatërron Finiqin me genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë

Presidenti Bajram Begaj në një takim që ka bërë me diasporën shqiptarë në New York është pyetur nëse do të vizitojë varrezat e gjenocidit të shqiptarëve në Çamëri. Begaj në këtë moment, i ‘ngecën’ fjalët dhe e krahasoi këtë vizitë me vizitën që bëri në Finiq, një fshat me minoritet grek.

Begaj po ashtu deklaroi se nuk ka për të bërë vizitë në varrezat e çamëve, ndërkohë që theksoi se nuk duhet që të bëhet objekt i nacionalizmave.

“Nëse i ke parë vizitat e mia, në Finiq në janar ishte një ngjarje e tillë… Shiko është një çështje që duhet të adresohet është një çështje që duhet të vlerësohet, por nuk duhet që të bëhet objekt i nacionalizmave. Të drejtat e njeriut janë universale”, dëgjohet të thotë Begaj në videon e publikuar nga Ditar.al

Nga qershori i vitit 1944 deri në mars të vitit 1945, mijëra shqiptarë të Çamërisë përjetuan një gjenocid të ashpër nga forcat greke nën komandën e Napoleon Zervës, që rezultoi me vdekjen masive të civilëve, por edhe me shkatërrimin, grabitjen dhe konfiskimin e pronave të tyre, ndërkohë që sot ende kjo plagë është e hapur. Gjenocidi grek ndaj popullsisë çame është i dokumentuar në dokumente arkivore të disa arkivave të vendeve evropiane, por edhe rrëfehet ende në ditët e sotme nga shumë shqiptarë të Çamërisë që e kanë përjetuar dhe kanë qenë dëshmitarë të masakrave, ku edhe vetë historianë çamë kanë dokumentuar dhe rrëfyer gjenocidin e egër ndaj tyre.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME