Categories Lajme

Do të hetojë politikanët e lartë, sot afati i fundit për kreun e SPAK

Tetë anëtarët e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK) kanë afat deri në përfundim të ditës së sotme për të aplikuar për të qenë drejtues i kësaj njësie.

Duke qenë se deri më tani funksionon me tetë anëtarë, drejtuesi do të ketë një mandat të përkohshëm prej tre muaj.

Abcnews.al mëson se deri ditën e djeshme asnjëri prej tetë anëtarëve nuk ka aplikuar për të qenë drejtues i SPAK, i cili pritet të fillojë punë më datë 19 dhjetor pasi të betohen para Presidentit të Republikës.

Duke iu referuar rregullores, kreu i SPAK-ut do të zgjidhet në bazë të eksperiencës në ndjekjen e çështjeve sensitive; aftësisë në organizimin dhe drejtimin e një strukture; eksperiencës në çështje me ndjeshmëri të lartë publike ku është dashur edhe bashkëpunimi me median; vizionit dhe planit që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë.

Me vënien në punë të Prokurorisë së Posaçme do të shkrihet Prokuroria për Krime të Rënda, një pjesë e kompetencave të saj do t’i marrin prokuroritë e rretheve, ndërsa krimi i organizuar dhe korrupsioni do të hetohen dhe gjykohen nga Struktura e Posaçme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME