Categories Lajme

Do të largohet nga posti? Lleshaj: Nuk marr në konsideratë dëshirat dhe halucinacionet

Sandër Lleshaj u shpreh sonte se nuk do të largohet nga posti i ministrit të Brendshëm përsa kohë është në vullnetin e tij duke u thënë fund spekulimeve që ishin ngritur javët e fundit për lëvizje të tjera në qeveri, të ndihmuara edhe nga një deklaratë e tij që la vend për interpretime.

Përsa kohë është në vullnetin tim unë do të jem ministër i Brendshëm dhe treguesit në terren nuk më bindin për dicka tjetër. Sot drejtoj një ministri, që mund të dalë me treguesit më pozitivë, për rendin dhe sigurinë. Për këtë arsye nuk shoh asnjë motiv për ta konsideruar këtë çështje” tha ai në Real Story.

Por kush e ngriti këtë furtunë? Lleshaj thotë se spekulimet mund të jenë halucinacione, apo dëshira të dikujt. “Le të themi që po më jep një mundësi për argëtim kjo situatë për arsye se u thashë se ardhmja ime në politikë dhe qeveri nuk është tipike për shkak origjinës, karrierës dhe të formimit.

Jam atipik sepse ndryshe nga shumë politikanë që luftojnë për një post të tillë, unë nuk kam luftuar, nuk kam investuar asgjë në kuptimin partiak, nuk kam ardhur me kredite partiake. Duke qenë se nuk ndjej asnjë lidhje organike me karrigen që ulem nuk ndjej asnjë trishtim për shkëputjen prej saj. 

Kur ngrihet një zhurmë artificiale pa asnjë lidhje pa bazë. Mund të jenë dëshira, thashetheme, histori halucinacione, trishtime. U ndodha përballë një pyetje pa kuptim; a është e sigurt që nuk do të jeni ministër? 

Pyetja ishte fatale si pyetje, e pafat për atë që e bëri. Dhe unë u thash është e sigurt se nuk do të jem ministër. Atëherë pati një mori artikujsh që jep dorëheqjen. Përsa kohë është në vullnetin tim unë do të jem ministër i Brendshëm” tha ai. db/Abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisja si në ‘filma’ , zbardhet identiteti i shqiptarit në Greqi! (Emri)

Gentian Çipi është 41-vjeçari nga Korça, i cili u arratis mbrëmjen e 11 shtatorit në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen disa vjedhje banesash, në pranga 3 persona! (EMRAT)

Tre persona, të dyshuar për përfshirje në disa vjedhje në Patos, janë vënë në pranga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë në Porto Palermo/ Përmbyset automjeti

Një aksident rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën e Porto…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME