Categories Sport

Merr fund aventura bardheblu në Europë, Young Boys thyen Tiranën

Aventura e Tiranës në Kupat e Europës, ka marrë fund, pas humbjes 3-0 në Zvicër kundër Young Boys. Vendasit ishin shumë të fortë për bardheblutë e Egbo, që vuajtën shumë në prapavijë.

Edhe pse për 42 minuta nuk pati gol, Tirana rrezikoi disa herë të pësonte, por pikërisht tre minuta para fundit të pjesës së parë, Fassnacht shënoi me kokë, duke përfituar nga një pasiguri e Vangjelit dhe Ismajlgecit.

Në pjesën e dytë, pritej reagimi nga Tirana, e cila nuk kishte asgjë për të humbur, por kjo gjë ua bëri punën më të lehtë vendasve, që shënuan dy gola të tjerë me anë të Nsame. Torassa u ndëshkua me karton të kuq në këtë takim, duke lënë Tiranën për rreth 30 minuta me një futbollist më pak.

Tirana eliminohet këtu, Young Boys shkon në grupet e UEFA Europa League. Një rival shumë i fortë për bardheblutë e Egbo, që shorti i buzëqeshi deri në fazën Play-Off, por jo më…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME