Categories Lajme

Do të mbyllemi sërish? Zv.ministrja Rakacolli paralajmëron: Jemi afër vijës së kuqe!

Zv.ministrja e Shëndetësisë, njëherësh drejtuesja e komitetit të ekspertëve, Mira Rakacolli, e ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News 24, foli për mundësinë e rikthimit të masave shtrënguese në vend. Ajo tha se nuk duhet t’i referohemi shembujve të vendeve të tjera, por të monitorojmë ditë pas dite atë çfarë ndodh brenda vendit, duke shtuar se Shqipëria është shumë pranë vijës së kuqe dhe se ekspertët do të detyrohet të propozojnë masa shtrënguese, pa i specifikaur ato.

“Shifrat jepen çdo ditë, njerëzit i ndjekin. Dje shënuam një numër rekord të të infektuarve ashtu si edhe numri i të shtruarve në spitale. Kjo është një situatë e parashikuar. Kjo po ndodh në mbarë globin. Është një ecuri normale e epidemisë. Numrat janë në rritje, fatmirësisht jo me atë shpejtësi si në Itali, Francë e Spanjë, por kjo tendenca e rritjes vazhdon të na bëjë të jemi të kujdsshëm për marrjen e masave.

Mbyllja varet nga vetë ne. Ne duhet të jemi të gjithë bashkë, vetëm ashtu mund ta mundim këtë virus.

E vetmja mënyrë për ta frenuar Covid është parandalimi. Ashtu siç u propozua që universitetet të funksionojnë on line, ashtu po vlerësojmë në dinamikë edhe masa të tjera. Masat s’kanë lidhje me çfarë kanë bërë vendet e tjera, duhet mendouar globalisht dhe vepruar lokalisht. Duke parë situatën tonë, propozojmë edhe masa të tjera që mund të jenë kufizuese. Jemi shumë pranë vijës së kuqe! Nuk ka gjë të prerë. Askush nuk e thotë tani se çfarë veprimi do ndërmerret, do analizohen të gjitha faktorët”,- tha Rakacolli.

Sa për vendet nëpër spitale, Rakacolli tha se ato nuk janë ezauruar komplet. “Jo, nuk janë ezauruar komplet. Kemi 550 shtretër vetëm për covid në Tiranë. Ne duam të bëjmë një menaxhim sa më të mirë të kapaciteve ndaj edhe e bëjmë hapjen e spitaleve me plan. Kur të mbushet i treti, shpresojmë që jo, hapet 4”,- vijoi ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME