Categories Kulture

Do të njohësh detin dhe malin në Vlorë? Kërko Besin!

Besmir Mërtiraj i “Blue Sky Travel Vlora” është personazhi që shoqëroi gazetaren Rudina Xhunga gjatë gjithë rrugëtimit në emisionin ku u tregoi të gjithëve Labërinë sekrete.

Ai bëri me Rudinën rrugën përgjatë Lumit të Vlorës, nga Kanina në Kuç, ku treguan vendet përrallore e historike që fshiheshin në këtë zonë.

Nga Urat e Drashovicës të shekullit të XVII, e deri te Ura e Frëngut në Gjorm dhe atë në Bratajt, që ishte mrekulli më vete.

Gjatë gjithë rrugëtimit i shoqëronte panorama e mahnitëse e Lumit të Vlorës. Ndonëse rrugëtimi i gazetares me Besin përfundoi me Kallaratin e Kuçin, për ju do të vijojë edhe më tej.

Kthimi është edhe më i bukur. Nga Kuçi do të dilni në Çoraj, pastaj në Borsh. Rrugës për në shtëpi do t’ju shoqërojë deti. Rezervoni tani një fuoristradë tek agjencia “Blue Sky Travel Vlorë”, dhe na besoni kur ju themi që do të mbeteni pa fjalë nga ato që do të shihni, por mendja do t’ju mbushet plot e përplot me kujtime të bukura të paharrueshme.

Blue Sky Travel, agjencia e krijuar në 2015-ën, është më e mira në Vlorë që mund ta bëjë udhëtimin tuaj të veçantë. Prej tre vjetësh kjo agjenci operon me ture, duke u treguar turistëve të huaj dhe vendas, vende nga më mahnitëset, që me siguri shumë prej jush nuk i dinë.

Nuk kanë si destinacion vetëm Lumin e Vlorës, jo. Ka edhe ture të tjera. Një tur është Kalaja e Kaninës-Zvërnec-Ishulli i Manastirit-Orikum-Kisha e Marmiroit. Po qe se nuk doni turin e Vlorës, prenotoni këtë që ju thamë ose atë që ju çon në Banjat e Bënjës në Përmet. Ose mund të shijoni turet me gomone, që vetëm kjo agjenci i ofron.

Doni të dini një sekret? Turi i Lumit të Vlorës është i preferuari i turistëve. E adhurojnë ecjen me makinë në lumë, kur shkojnë për në Kuç, apo Ujëvarën e Progonatit dhe kthimin nga riviera.

Na e tha vetë Besi, që është shoqëruesi i preferuar i turistëve, sidomos ata të huaj që nuk duan të shohin vetëm det, por dhe male, ura, lumë që të marros dhe ujëvara.

Shihni sa vende të bukura ju treguam. Epo ç’prisni? Merrni në telefon njërin prej këtyre numrave 0692930777 dhe 0672930777 ose shkruajini në Instagram ose Facebook “Blue Sky Travel Vlorë” dhe oburra, nisuni! Mos harroni të na e tregoni edhe neve eksperiencën tuaj!/K.C/dritare.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME