Categories Lajme

‘Do të shpërndahet në të gjithë globin’, Bill Gates jep premtimin e madh

Miliarderi amerikan, Bill Gates, ka bërë bërë thirrje që secila vaksinë e zbuluar në të ardhmen kundër koronavirusit, të shpërndahet “në bazë globale”. Gates ka folur për BBC-në, para mbajtjes së një samiti për vaksinën, në të cilën liderët botërorë dhe disa prej kompanive e individëve më të pasur në botë, synojnë të rrisin fondet për zhvillim të vaksinës për koronavirusin e ri.

Ai ka thënë se ndihma për vaksina “është më e rëndësishme se kurrë më parë” dhe se secili donacion nënkupton “që mund të ruajmë më shumë jetë njerëzish”.

Çdo fond i krijuar do të shfrytëzohet për dërgimin e secilës vaksinë të suksesshme në shtetet më të varfra në botë, derisa një pjesë do të ndahet për imunizim kundër sëmundjeve siç është polio dhe fruthi.

Pandemia me koronavirus ka dëmtuar fushatat për vaksinim në gjithë botën, që i bie se rreth 80 milionë foshnja kanë humbur rutinën e imunizimit. Mirëpo Gates ka paralajmëruar se dezinformatat për vaksinat, përbëjnë kërcënim në përpjekjet për luftim të sëmundjeve – përfshirë Covid-19.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME