Categories Lajme

Do të vrisnin 33-vjeçarin në lagjen “Pavarësia Vlorë , identifikohen tre autorët e dyshuar

Një ditë pas plagosjes së Tonin Ramajt, Policia ka identifikuar tre autorët e dyshuar. Kështu, në kërkim është shpallur E. H., N. Xh., dhe E. O.,

Dyshohet se këta persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga personi me inicialet K. L, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, Ramajn i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij.

Procedohet penalisht administratori i lokalit shtetasi Katrin Limaj, ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Sekuestrohen sende që i shërbenin organizimit të këtyre lojërave.

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Zbardhet ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u tentua të vritet me armë zjarri një 33-vjeçar, i cili mbeti i plagosur. Vijon puna për kapjen e 3 shtetasve të cilët nga veprimet e shpejta hetimore, u identifikuan si bashkëpunëtorë të dyshuar për këtë tentativë për vrasje. Procedohet penalisht administratori i lokalit ku ndodhi ngjarja, pasi u konstatua se në këtë ambient organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Sekuestrohen sende që i shërbenin organizimit të këtyre lojërave.

Si rezultat i punës intensive hetimore, tejet profesionale, të bërë në një kohë rekord, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Vlorë, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në ambientet e një lokali në qytet, ku për motive të dobëta, u plagos me armë zjarri një 33-vjeçar, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e autorëve të dyshuar të këtij rasti, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit, konkretisht e shtetasve:

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet së këta 3 shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali të administruar nga shtetasi K. L, në lagjen “Pavarësia 3”, kanë tentuar të vrasin me armë zjarri, për motive të dobëta, shtetasin T. R (H), 33 vjeç, banues në Vlorë, i cili për pasojë ka mbetur i dëmtuar në gjymtyrët e poshtme të tij.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 4 gëzhoja arme zjarri dhe 1 fishek luftarak me kapsollë të padëmtuar, të cilat u dërguan në Institutin e Policisë Shkencore, për kryerjen e ekzaminimeve të mëtejshme.

Gjithashtu, si rezultat i kontrolleve u konstatua se në ambientet e lokalit ku ndodhi ngjarja, organizoheshin lojëra fati, në kundërshtim me ligjin. Për këtë veprimtari kriminale u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojra të palejuara”, për shtetasin K. L., 28 vjeç, banues në Vlorë, si dhe u sekuestruan letra bixhozi.

Vijon puna intensive për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për vënien e tyre përpara përgjegjësisë penale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjyakatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME