Categories Lajme

Do t’i rrëmbente vajzën për grua, ja si përfundoi në vrasje lidhja e 20-vjeçarit me një minorene

Rrëmbimi i një vajze të mitur dyshohet se është bërë shkak për vrasjen e të riut, Pavlin Prekës, në fshatin Guci e Re në Shkodër. Sipas hetimeve të kryera nga Policia dhe Prokuroria e Shkodrës, viktima Pavlin Preka ka shfaqur dëshirën për të rrëmbyer vajzën e njërit prej autorëve të krimit, 43-vjeçarit Vasel Koçeku, çka solli më pas vrasjen e 20-vjeçarit Preka.Vasel Koçeku dhe bashkëpunëtori i tij në këtë vrasje, Klaudio Lisaj, nuk kanë pranuar autorësinë e krimit, por përgjimet telefonike, sipas anëtarëve të grupit hetimor, kanë treguar të kundërtën.

Pavarësisht pretendimeve të tyre, Gjykata e Shkodrës, tre ditë më parë, vendosi të lërë në burg babain e vajzës së mitur, Vasel Koçekun, si dhe bashkëpunëtorin e tij, Klaudio Lisaj. Gazetari Elton Qyno ka mësuar se Lisaj është personi që ka thirrur dhe ka nxjerrë nga shtëpia 20-vjeçarin Pavlin Preka. Ndërsa personi që e ka qëlluar dyshohet se është babai i vajzës së mitur, Vasel Koçeku.

Sipas hetimeve të kryera, vrasja dyshohet se ka si motiv një konflikt të gjatë që lidhet me dëshirën e viktimës Pavlin Preka për t’u fejuar me vajzën e Vasel Koçekut, e cila aktualisht është 16 vjeçe. Historia, sipas hetimeve, nis rreth tre vite më parë, kur Pavlin Preka i kishte kërkuar dorën për fejesë familjes Koçeku. Në atë kohë, vajza ishte vetëm 13 vjeçe, ndërsa Preka 17 vjeç. Kërkesa ishte refuzuar menjëherë nga babai i saj, Vasel Koçeku, duke i thënë se nuk kishte vajzë për të martuar, pasi ishte shumë e vogël dhe duhej të ndiqte shkollën.

Megjithatë, Pavlin Preka ka vijuar të shfaqë interes dhe këmbëngulje për vajzën, duke shprehur ndjenjat e tij edhe tek persona të tjerë, të cilëve u ishte shprehur se do t’ia rrëmbente vajzën Vasel Koçekut me qëllim krijimin e martesës me të. Sipas hetimeve, dyshohet se mëngjesin e 20 shkurtit, Klaudio Lisaj, i njohur i viktimës dhe i familjes Koçeku, e ka nxjerrë Pavlin Prekën nga banesa e tij në Guci të Re. Më pas, sipas dyshimeve të prokurorisë, Vasel Koçeku e ka qëlluar me armë zjarri, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Për identifikimin e dy autorëve të vrasjes, Policisë dhe Prokurorisë së Shkodrës u janë dashur një sërë veprimesh hetimore, si përgjime dhe marrja e dhjetëra deklarimeve të personave të ndryshëm, si dhe e dy protagonistëve të këtij krimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlora pa ujë prej 72 orësh, tubacioni i dëmtuar i ujësjellësit ndalon furnizimin

Situata në Vlorë prej tre ditësh vijon të mbetet e vështirë pasi dëmtimi i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri në parkun e autobusëve në Durrës, policia jep detaje…

Policia e Durrësit ka dhënë detaje mbi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Linçohen njerëz e familje, duan destabilizim dhe rrëmujë” / Rama: I kemi hapur rrugën drejtësisë për të pastruar me fshesën e ligjit oborrin e pushtetit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kritikave politike dhe mediatike, duke deklaruar se, sipas tij,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Defekt i rëndë në linjën kryesore të transmetimit, Vlora prej 48 orësh pa ujë të pijshëm

Prej 48 orësh qyteti dhe qytetarët e Vlorës janë pa ujë të pijshëm. Si pasojë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pasaporta shqiptare ngjitet në top 50-shen botërore, 122 destinacione pa viza

Për dekada të tëra, pasaporta shqiptare ishte një simbol i izolimit, një dokument që kërkonte…

LEXO ME SHUME