Categories Lajme

Dogana çon në prokurori “Natyral Gaz” shmangu pagesën e akcizës së gazit

Subjekti akuzohet për veprën penale Fshehje e të ardhurave” parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë, në ngarkim të një subjekti që merren me tregtimin e gazit të lëngshëm për auto, për të cilin paguhet akcizë në shumën tetë lek për litër.

Në bazë të informacionit dhe dokumentacionit të mbledhur dhe disponuar tashmë nga strukturat doganore, rezulton se shoqëria tregtare furnizohej pranë kompanive importuese të gazit me artikullin “Gaz për ngrohje”, për të cilin nuk paguhet akcizë dhe në fakt e shiste tek subjektet e tjera si “Gaz për auto” duke iu shmangur pagesës së akcizës prej 8 lek për litër.

Konkretisht nga këto struktura është referuar rasti ndaj subjektit “Natyral Gaz”, që ushtron aktivitetin ekonomik në Kamëz, Tiranë, me administrator shtetasin E.K.

Sipas akteve administrative të mbajtura nga autoritetet doganore subjekti i detyrohet shtetit në total në shumën 37.7 milion lekë” informon dogana.

Strukturat Doganore kanë dorëzuar në Prokurori të gjitha materialet, e cila po vijon hetimet në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor dhe strukturat e tjera ligjzbatuese.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME