Categories Lajme

Meta me studentët e Universitetit të Sporteve: Të nxisim vullnetarizmin në kauzën e dhurimit të gjakut

Presidenti i Republikës, Ilir Meta u ndal sot në Universitetin e Sporteve të Tiranës, ku së bashku me një grup studentësh e pedagogë, mori pjesë në seancën e dhurimit të gjakut, në kuadër të nismës së ndërmarrë prej Tij, në bashkëpunim me “Aleancën për Dhurimin e Gjakut”.

Meta shprehu mirënjohjen për të rinjtë e angazhuar vullnetarisht për të dhënë kontributin e tyre humanist për këtë kauzë fisnike, duke e vlerësuar aktin e tyre si ndjenjë të lartë përgjegjshmërie shoqërore.

“Mirënjohje dhe një falenderim të veçantë për futbollistin e shquar, Andi Lila dhe Sindikatën e Futbollistëve të Shqipërisë⚽, që u bënë promotorët e një seance dhurimi gjaku nga dhjetëra të rinj e të reja të Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Shoqëria jonë ka nevojë të nxisë vullnetarizmin në kauzën e dhurimit të gjakut dhe për kauza të tjera sociale.

Të rinjtë janë ata që mund të bëjnë ndryshim të madh, me energjinë dhe kontributin e tyre të jashtëzakonshëm.🇦🇱”– shkruan Meta ne një postim në facebook.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME