Categories Lajme

Dogji qëllimisht një sipërfaqe toke, arrestohet 59-vjeçari në Gjirokastër

Një 59-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për zjarrëvënie. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet I. M., banues në fshatin Plesat në Gjirokastër.

NJOFTIMI I POLICISË Ndezi zjarr në pronë shtetërore me qëllim hapjen e kullotave, arrestohet në flagrancë 59-vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, arrestuan në flagrancë shtetasin I. M., 59 vjeç, banues në fshatin Plesat, Gjirokastër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Ky shtetas u arrestua në flagrancë, pasi ka ndezur zjarr në pronë shtetërore, në vendin e quajtur “Kulla”, në fshatin Plesat, Gjirokastër dhe për pasojë është djegur një sipërfaqe toke me bimësi të egra. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME