Categories Lajme

Sulmi në New York, shqiptari tregon si i shpëtoi agresorit: Ishte ulur pranë meje

Mëngjesin e ditës së djeshme, shqiptari Fitim Gjeloshi pati fatin e keq të zinte një vend pranë njeriut që pak minuta më vonë do të qëllonte me armë në metronë e Brooklynit, New York. Gjatë një interviste për “NY Post” ai tha se kur e pa për herë të parë autorin e sulmit të rëndë ai ishte duke folur me veten dhe kishte menduar se ishte i droguar.

E pashë që ai po fliste me veten për një kohë dhe mendova me siguri duhet të jetë i droguar. Kur metroja u largua nga stacioni në Rrugën 59, i dyshuari nxori një maskë gazi nga një prej valixheve të tij. Ai hapi një nga bombolat e tij të gazit dhe tha: “Ua, gabimi im”. Nxorri një sëpatë dhe nisi të qëllonte me armë.

Fitimi tha se burri i drejtoi armën dhe e qëlloi, por fatmirësisht plumbi nuk i preku trupin por njerëzit e tjerë nuk ishin aq me fat.

Një djalë pranë meje u qëllua dhe nisi të kërkonte ndihmë. I thashë një njeriu ta ndihmonte dhe vetë u hodha, përplasa derën dhe e godita me këmbë. Unë pata fat, Ishte çmenduri, o burrë.

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME