Categories Lajme

“Doja të dilja në lajme dhe t’i tregoja atij idiotit…”, adoleshenti hedh fëmijën e mitur nga kati i gjashtë i ballkonit

Dëshira për të dalë në lajme ka shtyrë drejt një akti të rëndë adoleshentin Jonty Bravery, 18-vjeç, i cili ka hedhur nga kati i gjashtë i një pallati një fëmijë 6-vjeçar. I mituri nga Franca kishte shkuar në Londër bashkë me familjen e tij dhe ishte duke bërë një vizitë turistike në Tate Modern kur Jonty Bravery, e vrau atë në 4 gusht.

Fëmija arriti të binte vetëm 5 kate dhe pësoi gjakderdhje në tru, si dhe mori lëndime të mëdha në trup, por fatmirësisht nuk humbi jetën. Bravery, nga Ealing pranoi akuzën e vrasjes së djalit të mitur, ndërsa i tha policisë se kishte planifikuar paraprakisht të lëndonte dikë në galerinë e South Bank, për të bërë publike në televizor trajtimin e tij të autizmit. Bravery tha se duhej t’i provonte të kundërtën “një idioti”, i cili i kishte thënë se ai nuk kishte problem të shëndetit mendor. “Doja të isha në lajme, kush jam dhe pse e bëra atë, kështu që nëse do ishte më zyrtare askush nuk mund të thoshte asgjë tjetër”, tha adoleshenti. Ai u mbajt në spitalimn Broadmoor deri në mes të nëntorit. Adoleshenti ishte 17-vjeç kur ndodhi ngjarja, por nuk mund të identifikohej deri sa mbushi 18-vjeç.

Familja e 6-vjeçarit tha se djali vazhdoi të jetë në trajtim intensiv pasi nuk i janë kthyer lëvizshmëritë në gjymtyrët e tij si edhe funksioni i plotë i trurit. “Ai zgjohet vazhdimisht nga dhimbja dhe nuk mund t’i komunikojë,”- tha familja. “Jeta për ne ndaloi 4 muaj më parë. Ne nuk e dimë kur, apo edhe nëse, do të jemi në gjendje të kthehemi në punë apo të kthehemi në shtëpinë tonë, e cila nuk është përshtatur për një karrige me rrota. Jemi të rraskapitur.” Një faqe e GoFundMe mblodhi gati 153.000 euro për djalin dhe familjen e tij për të ndihmuar me “fondet mjekësore”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME