Categories Lifestyle

Doktori i njohur e jep verdiktin: A do të jetoni më gjatë nëse e hani një mollë në ditë?

Jetëgjatësia mund të rritet duke bërë një stil të shëndetshëm të jetesës, siç është ngrënia e ushqimeve të caktuara. Këshilla e njohur se duhet konsumuar një mollë në ditë, fillimisht është shfaqur në vitet e 1800’ta

Por, a ka ndonjë të vërtetë prapa kësaj këshille? Doktori i njohur Dr. Chris Steele ka zbuluar se thënia e moçme faktikisht është e vërtetë dhe e rekomandon atë. Fillimisht, mollët janë burim i mahnitshëm i fibrave – një nutrient i rëndësishëm që ndërlidhet me rrezik të ulët të sëmundjeve të zemrës, sulmit të trurit, tipit 2 të diabetit dhe kancerit të zorrëve.

Ndër tjerash, fibrat na ndihmojnë të ngopemi më shumë dhe dietat e pasura me to ndihmojnë në sistem të tretjes dhe e parandalojnë kapsllëkun. Së dyti, Dr. Chris thotë se ngrënia e një molle në ditë jua zvogëlon rrezikun e sulmit në zemër dhe të trurit për 12%.

Këtë e bën duke i ulur nivelete kolesterolit. Dhe, në fund, mollët përmbajnë vitaminë C, që është antioksidant i fuqishëm natyral dhe që ka aftësinë t’i bllokojë disa prej dëmeve që shkaktohen nga rrezatimet e lira. Vitamina C që gjendet në mollë gjithashtu mund ta forcojë rezistencën e trupit kundër agjentëve infektues.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME