Categories Lajme

Doktori kosovar që u mbajt një muaj në oksigjen tregon: Pashë ‘të zinjtë e ullirit’!

Lufta dhe sfidat e jetës nuk kanë qenë më të rënda se përjetimi i COVID-19 për një nga doktorët e QKUK-së në Prishtinë, mirëpo radiologu Agim Bregaj thotë se pas 33 ditëve të qëndrimit në Klinikën Infektive ia doli të mundë sëmundjen dhe të kthehet në punë.

Radiologu Agim Bregaj ka qenë aktiv në punë që nga fillimi i pandemisë me COVID-19, pas një periudhe të punës me pacientë me koronavirus ai ka rezultuar pozitiv dhe gjendja e tij shëndetësore është përkeqësuar. “Sëmundja ka qenë shumë vështirë për mua. Filloi në mënyrë të fshehtë të zhvillohet ku kam humbur peshë. Kam pasur problem me frymëmarrje.

Më kanë vendosur në oksigjeno terapi ku kam qëndruar 33 ditë aty. Atë kohë më ka vdekur edhe axha pasi ka qenë me ketë sëmundje. Me thënë të drejtën kam përjetuar ‘të zinjtë e ullirit’” ka deklaruar Bregaj për RTV Dukagjinin.Pas vdekjes së axhës së tij, doktor Bregaj përjetoi një thyerje tjetër emocionale por thotë se gjeti forcën për të mundur COVID-in duke u rikthyer afër familjes dhe pacientëve.

‘’Pacientëve dhe të gjithëve ju sugjeroj që ta mbajnë higjienën në nivel të duhur, të mbajnë elementet për mbrojtjen nga koronavirusi e mos të habiten me thënë që nuk është asgjë”, shtoi më tej Agim Bregaj.
Doktori thotë se humbja e një familjari të afërt dhe përjetimi i sëmundjes e kanë bërë më të fortë por gjithashtu e kanë bërë të kuptojë rëndësinë e shëndetit të mirë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlorë/ Gjendet e mbytur një vajzë e re në plazhin e Porto Novos

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e kësaj të premteje në bregdetin e Vlorës. Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME