Ditën e mërkurë në mbrëmje do të transmetohet pjesa e tretë e dokumentarit ‘Narc otica’ ku do të flitet për Shqipërinë dhe mbjelljen e saj me kan abis.
“Lazarati është një fshat i vogël në zemër të Shqipërisë që konsiderohet prej kohësh qendra e kultivimit të mari juanës, skena e operacioneve masive policore dhe përpl asjeve të ar matosura. Programi fillon nga Lazarati për të treguar historinë e Shqipërisë, një nga vendet kryesore prodhuese të mari huanës, por mbi të gjitha, tokës së një prej maf ieve më të egra dhe të rrezik shëme në zhvillim në botë që kokuron me ‘ndra ghetan’ për kontrollin e fluksit të kok ainës nga Amerika e Jugut dhe kontrollon opiumin dhe her oinën që vjen në Ballkan nga Afganistani. Prokurori Gratteri dhe koloneli D’Angelantonio del Ros i Karabinierëve tregojnë për hetimet për klanet shqiptare dhe bashkëpunimin me Prokurorin Francesco Mandoi i cili jeton në Tiranë për të koordinuar hetimet” shkruhet në faqen e televizionit RAI për pjesën e tretë të dokumentarit.
Në videon promocionale prokurori i antima fias Nicola Gratteri tregon për Rai3 se një e treta e Shqipërisë është e mbjellë me kana bis.
‘Vetëm në një god itje kemi kapur 9 ton kana bis në Otranto’, tregon Gratteri.
Por sipas tij, grupet kri minale shqiptare janë forcuar shumë.
‘Me kan abisin, shqiptarët sjellin në Itali edhe kok ainën. Dro gën e fortë shqiptarët shkojnë dhe e marrin vetë në Amerikën Latine’, tregon ai, duke folur për dokumentarin ‘Narc otica’.
Dokumentari do të transmetohet mbrëmjen e së mërkurës në orën 23:20 minuta në Rai3./Opinion
