Categories Lajme

Flasin ekspertët/ Moti me kthesa të çuditshme, korriku muaji më i nxehtë në gjithë botën

Korriku i 2019 ka qenë muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë, duke shënuar temperatura rekord në mbarë boten.

Sipas shërbimit të ndryshimeve klimaterike Copernikus, vlerat për Europën kanë qenë më të lartat që prej vitit 1981. Kësaj vale të të nxehtit nuk i ka shpëtuar as Shqipëria.

“Rritja më e theksuar është në stinën e verës me prej 2 -3 gradë referuar normave mesatare shumëvjeçare të viteve 1961 – 1990. Vlera e këtij viti është më e lartë sesa norma shumëvjeçare, por nuk janë shënuar rekorde absolute siç ndodhi në kontinentin Europian për shkak të prezencës së valëve të të nxehtit.

Edhe temperaturat e masës ujore në Jon dhe Adriatik në korrik dhe në Gusht kanë pasur një rritje 1 – 2 gradë krahasuar me matjet e bëra në vitet 50 – 70”.

Ekspertët e meteorologjisë japin alarmin se ngrohja globale dhe shkrirja e akujve në arktik ka shkaktuar një efekt të quajtur rezonanca e valës planetare, që ka sjellë mot të pazakontë thuajse të gjithë globin.

45.9 gradë ishte rekordi kombëtar i regjistruar në Francë këtë Korrik, ndërsa i nxehti përfshiu edhe vendet Iberike, Gjermaninë, Austrinë dhe vendet e Lindjes./Klan/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME