Categories Lajme

Dokumenti/ Kjo është marrëveshja që u firmos për Reformën Zgjedhore

Mazhoranca dhe opozita, nën vëzhgimin e drejtpërdrejtë dhe të paprecedent të tre ambasadorëve, atyre të SHBA, BE dhe MB, kanë arritur marrëveshjen për reformën zgjedhore. Palët kanë arritur dakordësinë për disa cështje themelore. Është rënë dakord për identifikimin elektronik të votuesve 100%, kërkesë kjo e opozitës, e cila është pranuar nga mazhoranca. Gjithashtu është rënë dakord që KQZ të ketë tre nivele. Ky do të jetë një organ i ndarë në tre trupa të balancuara politike. Kryetari zgjidhet me konsensus, ndërsa nënkryetari do të jetë nga opozita. Ndërsa lidhur me komisionet zgjedhore, nuk do të ketë asnjë ndryshim dhe ka rënë poshtë ideja e depolitizimit të tyre, kërkesë kjo për të cilën mazhoranca këmbënguli për një kohë të gjatë, por u tërhoq sot. Mazhoranca ka siguruar se marrëveshja e firmosur, nuk do të pësojë asnjë ndryshim në Kuvendin e Shqipërisë. Mësohet se marrëveshjen e ka firmosur përveç mazhorancë dhe opozitës edhe Rudina Hajdari, një sinjal se opozita e re, do të votojë në Kuvend këtë marrëveshje. Kujtojmë se kjo reformë nuk përfshin ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe hapjen e listave të deputetëve, kërkesë kjo e 50 mijë qytetarëve që kanë firmosur një peticion të “Nisma Thurje”, lidhur me këtë cështje. Kjo kërkesë u anashkalua nga të gjitha palët, të cilat nuk ishin të interesuar për një reform thelbësore të sistemit, por vetëm arnim të sistemit aktual. /TPZ.al/

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME