Categories Lajme

Ardian Kollozi propozon: Dokumenti që bashkon të djathtën

Tashmë fare pak ditë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ndjesia e parë dhe ajo që dominon besoj opinionin e të gjithë atyre që e konsiderojnë veten OPOZITAR është domosdoshmëria e riformatimit e rithemelimit e gjetjes së një mekanizmi, të një formule, të një platforme të bashkimit të së djathtës.

Një bashkim real, i plotë e i sinqertë, ku çdonjëri të marrë përgjegjësinë, të vihet në shërbim të këtij imperativi, duke kontribuar përtej interesave të vogla.

Përpara se të shpallim kandidatura, të kërkojmë zgjedhje, të kërkojmë dorëheqje, të bëjmë analiza, të cilat në fakt esaurohen me një fjali: “Nuk ishim bashkë e nuk funksionojmë demokratikisht!”

Shqipëria, shqiptarët, vendi, ka nevojë ulëritëse për një ofertë opozitare serioze, që të japë garancitë se do të reduktojë dëmin, t’i shkurtojë ditët kësaj mazhorance në këtë mandat të tretë dhe të japë mesazhin e shpresës shqiptarëve se kjo shoqëri e ka potencialin, forcën për të tejkaluar shpejt këtë moment!

Eksperienca botërore, ka plot shembuj të ngjashëm, ku objektiva të tilla janë realizuar me sukses.

Në mënyrë instiktive, e nisur nga vullneti i mirë që buron nga përgjegjësia dhe shqëtësimi i të gjithëve neve që aderojmë djathtas, propozoj që një grup personalitetesh të bëhen bashkë, të hartojnë një platformë a promemorie, quheni si të doni, por që në fund ajo do të quhet: DOKUMENTI QË BASHKON TË DJATHTËN!

Shpejt më vijnë në mend këto emra: Ridvan Bode, Arben Imami, Dashamir Shehi, Besnik Mustafaj, Majlinda Bregu, por edhe të tjerë, mund t’i bashkohen këtij grupi për ta bërë sa më të plotë, gjithëpërfshirës e të rëndësishëm këtë dokument. E menjëherë të gjithë ne të nisim Punën për realizmin e këtij objektivi. Miqësisht Ardian Kollozi

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Detaje të reja nga vdekja e futbollistit shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin sportiv në Greqi, ku futbollisti 16-vjeçar me origjinë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet call center-i mashtrues në Tiranë, 4 në pranga!

Një call center nëpërmjet të cilit mashtroheshin shtetas të huaj me qëllim vjedhjen e shumave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti\ Dita e sotme me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare

Për ditën e sotme (30 shtator), vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/ Përdhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në Akërni, 43-vjeçari e goditi me sëpatë dhe u largua

Një ngjarje e rëndë raportohet në fshatin Akërni, ku një 70-vjeçare dyshohet se është dhunuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bëri filmime për TikTok me makinë mbi trotuar,60 mijë lekë gjobë shoferit në Berat! I hiqet leja e qarkullimit

Manovrat me makinë mbi trotuar duke filmuar një video në TiKTok dhe rrezikuar jetën e…

LEXO ME SHUME