Categories Lajme

Vlorë, Shoqërohen dy persona

Vlorë Vijon puna nga strukturat e DVP Vlorë, për goditjen e paligjshmërisë. Zbardhet dhe dokumentohet me prova ligjore ngjarja e ndodhur në datën 12.04.2021, në Orikum. Vihet në p ranga autori i dyshuar.

Ndalohen dhe 2 shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje. Pas një pune h etimore të pandërprerë, nga Seksioni për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, është bërë e mundur zbardhja dhe dokumentimi ligjor i ngjarjes së ndodhur më datë 12.04.2021, në lagjen “Xhenio”, Orikum, ku ka ndodhur një shpërthim eksplozivi në banesën e shtetasit A. TH. dhe si pasojë është dëmtuar vetëm dera e banesës.

Si rezultat i informacioneve të siguruara në rrugë policore, veprimeve hetimore procedurale, si dhe provave të siguruara në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e specialistëve për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit: R. K., 42 vjeç, banues në Orikum, i dyshuar për kryerjen e veprave p enale “Shkatërrimi i pronës me e ksploziv” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer v rasje”.

Specialistët për H etimin e K rimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin K. M., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka d ënuar me 6 muaj b urg, për veprën p enale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme. Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u ndalua shtetasi në kërkim S. Z., 22 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit “Arrest në b urg”, për veprën penale “V jedhja”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksidenti tragjik në Durrës, dëshmitarët: Fëmijët po luanin me top dhe makina erdhi me shpejtësi e i mori zvarrë (VIDEO)

Banorët e zonës së ish Kënetës në Durrës, ku u shënua aksidenti tragjik me dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina përplas fëmijët në Durrës, ndërrojnë jetë 2 prej tyre, tjetri në gjendje të rëndë

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në zonën e Kënetës, në Durrës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, 25-vjeçari gjendet i vetëvarur në kullën e vrojtimit, në “Plazhin e Vjetër”‘detaje

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Vlorë. Sipas policisë një 25-vjeçar është gjetur i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME