Categories Lajme

Doli në det për peshkim, por varka u përmbys/ Gjendet pas 10 ditësh trupi i peshkatarit

Në zonën e Porto Romanos në Durrës është gjetur trupi i pajetë i një peshkatari. Shtetasi Ardian Merkuri, me profesion peshkatar, u raportua i zhdukur në datën 1 mars në zonën e “Currilave” në Durrës.

Por u deshën të kalonin 11 ditë për gjetjen e trupit të tij në zonën e Porto Romanos. Dyshohet se rrymat detare e kanë çuar viktimën në këtë zonë. Ardian Mërkuri kishte dalë në det me një mikun e tij në datën 1 mars. Varka me të cilën dy personat u përmbys ku për pasojë gjeti vdekjen 52-vjeçari.

Informacioni i Policisë: Më datë 11.03.2020, rreth orës 10:05, në det në zonën e Porto Romanos, u gjend nga sherbimet e Policisë Kufitare trupi i pajetë i shtetasit A.M.,52 vjeç, i cili me datë 01.03.2020, rreth orës 12:25, ishte futur në det me një pedalon për peshkim, ku si pasojë e dallgëve u përmbys.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore!

Ndahet nga jeta Shkëlzen Topçiu, mjeshtri i restaurimit të objekteve të vjetra kulturore! Lajmin e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME