Categories Lajme

Viktima e parë në Shqipëri nga COVID- 19: Humb jetën e moshuara në Durrës

Shenohet viktima e pare ne Shqiperi nga COVID 19. Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se pacientja e infektuar me coronavirusin COVID -19 humbi jetën. Më pas lajmi u konfirmua edhe nga ministira e Shëndetësisë. “Pacientja 73 vjeçare e konfirmuar me COVID-19 ka ndërruar jetë pak minuta më parë (Ora 12:57) nga komplikacionet e rënda, si pasojë e disa sëmundjeve bashkëshoqëruese kardiake dhe pulmonare. 73-vjecarja vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese: Insuficience kardiake kronike, SPOK, Nyha III, Fibrilation atrial, hypertyreisis, tatus post by pass.” informoi ministria e Shendetesise.

73 vjeçarja kishte ardhur nga Italia, 15 ditë më parë dhe ndodhej në spitalin e Durrësit prej 3 marsit. Pas analizave ka rezultuar se ishte pozitive ndaj koronavirusit COVID-19.

Gazetari i Ora News, Mark Brunga informon se ishte parashikuar të nisej drejt Tiranës por më pas është këshilluar që ajo të mos udhëtonte drejt Tiranës.

Gjithashtu flitet se në spital janë dhe dy raste të dyshuara,  bëhet fjalë për një pacient të moshës 65 vjeçar dhe një 85 vjeçare.”Jo zyrtarisht thuhet se një pjesë e mjekëve dhe infermierëve janë futur në vetëkarantimin” informon gazetari i Ora News.

Nga ana e saj ministrja e Shëndetësisë nuk pranoi të ketë mjekë apo infermierë në vetëkarantinim“Mjekë në vetëkarantinim futen ata që janë të dyshuar ose kanë dalë në analizë pozitive, nëse ka do bëhet vetëkarantimi” u shpreh zv/ ministrja e Shëndetësisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

FOTO/ Miliona euro të sekuestruara, ku i fshihnin paratë “baronët” e krimit shqiptar

SPAK ka njoftuar zyrtarisht mbi operacionin ku u goditën 7 grupe kriminale të rrezikshme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 28-vjeçari në Fier, pranga edhe blerësve

Një 28-vjeçar nga Memaliaj është arrestuar pasi u kap duke transportuar 1.2 kg lëndë narkotike…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

SPAK sekuestron 4.5 milion euro pasuri: Arrestohen 20 persona, kontrollohen 50 banesa

Pas një operacioni që vetë Struktura e Posaçme Anti-korrupsion bën të ditur se zgjati 20…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Metamorfoza’, arrestohet vëllai i Enver Stafukës, të rrëmbyerit dhe të zhdukurit në 2015

Policia e Shtetit ka arrestuar edhe Naim Stafukën, pjesë e operacionit “Metamorfoza” ku me kërkesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Media italiane: Rërë e butë, ujë i kristaltë dhe peizazhe që të lë pa frymë i shijoni në plazhet e Shqipërisë

Media italiane “Skyscanner” ka vlerësuar plazhet e Shqipërisë duke ftuar turistët që t’i kthejnë sytë…

LEXO ME SHUME