Mesazhi i qeverisë ku apelon qytetarët të respektojnë rregullat e higjienës duket se nuk gjen zbatim në bashkinë e Tiranës. Pavarësisht kujdesit për të shpërndarë njoftimet në rrjete sociale me pamje nga dezinfektimi i çerdheve dhe kopshteve që në fakt janë të mbyllura, nuk ka marrë asnjë masë tjetër konkrete për situatën e koronavirusit edhe pse menaxhon territorin ku është përqëndruar numri më i madh i popullësisë në vend.
Problemet me higjienën në autobus që u transmetuan më herët në Ora News duket se vazhdojnë, ndërsa koshat e plehrave pa kapak por edhe të tejmbushur mbeten një kërcënim për higjienën e Tiranës në kohën kur koronavirusi qarkullon në vend.
