Categories Lajme

Dollarë falsë në treg, 37-vjeçari e kishte ‘bërë rrugë’…

Tiranë | Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, nisur nga disa kallëzime për një shtetas që hidhte në qarkullim nëpër subjekte të ndryshme tregtare, kartëmonedha të dyshuara të falsifikuara, pas një punë te mirëfilltë hetimore disajavore, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Dollars”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit F. A., 37 vjeç, për veprat penale “Falsifikimi i monedhave” dhe “Mashtrimi”. Ky shtetas dyshohet se ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, nëpër subjekte të ndryshme tregtare, në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100 dollarë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara. Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME