Categories Showbiz

Dasmë të shtunën! Flet Kiara: Takimi me mamanë e Luizit, dëshmitarët te fustani i nusërisë

Dashuria mes Kiara Titos dhe Luiz Ejllit lindi në shtëpinë e “Big Brother VIP 2” dhe do të finalizohet po aty, me një dasmë.

Ekskluzivisht për “Fan Club”, ish-banorja zbulon se në natën finale të “BBV” do të ketë një celebrim.

“Do të ndodhë një celebrim në natën finale, jam shumë e emocionuar”.

Kiara tregohet e rezervuar për të treguar detaje, ndërkohë që dëshmitare do të ketë tezen e saj.

“Do ia lëmë pak magjinë asaj nate. Nuk do t’i themi të gjitha. Dëshmitare do të kem tezen time që është njeriu më i rëndësishëm. E kam motër, e kam familje, e kam gjithçka”.

Por, a e ka gjetur fustanin e bardhë për natën e paharrueshme?

“Kam provuar disa fustane. Kam thënë që dua një fustan të gjatë, por kam ndryshuar mendim. Ndoshta do të vij me diçka krejt tjetër”, përgjigjet moderatorja në “Fan Club”, që zbulon edhe takimin që ka pasur këto ditë me nënën e të dashurit të saj.

“E kam takuar. Është një zonjë shumë fisnike, shumë e mirë, ma hoqi pak mallin e Luizit. Nuk gënjente kur thoshte që jemi i njëjti tip”.

Luizi ishte konkurrenti që shprehu pëlqimin për Kiarën që në ditët e para të qëndrimit në shtëpi. Me përkushtimin e tij, arriti të bënte për vete moderatoren.

Një dasmë e organizuar si lojë në shtëpi përfundoi në një celebrim të vërtetë, kur çifti shkëmbeu puthjen e parë në buzë. Surprizat për Kiarën kanë qenë të shpeshta nga djali që tashmë e cilëson “nënën e fëmijëve të tij”. Para se ajo të eliminohej, mori propozimin për martesë nga këngëtari.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

5 vite i zhdukur/ Ja çfarë ka ndodhur me Renato Mekollin

Prej janarit të vitit 2021, shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli, ishte zhdukur plotësisht…

LEXO ME SHUME