Një sfidë e re është përhapur në rrjete sociale. Kësaj radhe ‘challenge’ apo sfida e re quhet “Dolly Parton”, në emër të këngëtares dhe tekstshkrueses së njohur amerikane. Kjo sfidë ka të bërë me publikimin e katë fotografive të ndryshme të bëra kolazh, në mënyrë që secila prej tyre të paraqes rrjetin në të cilin u publikua: Facebook, Instagram, LinkedIn dhe Tinder.
Pra, ishte Parton ajo e cila e publikoi një fotografi kolazh të tillë, ndërsa mjaftuan pak orë dhe kjo të shndërrohet në sfidë interneti. Tashmë ajo është provuar nga disa prej yjeve botërore, ndërsa e njëjta ka filluar edhe tek artistët shqiptarë. Atë e provuan edhe Dafina Zeiqiri, Rozana Radi e Ermal Mamaqi.






