Categories Lajme

Donfried në Shqipëri/ Takohet me Varhelyi dhe Escobar, ja për çfarë diskutuan

Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane & Euroaziatike Karen Donfried, ka mbarritur në Tiranë ku takimin e parë e ka zhvilluar me të Dërguarin e Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar, ambasadoren Yuri Kim dhe Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada amerikane me anë të një postimi në ‘Twitter’ ku njoftoi se palët u takuan për të diskutuar mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian.

“Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar mbërritën sot në Shqipëri dhe u takuan me Komisionerin Europian për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Ata ranë dakord se pushtimi i pajustifikuar i Ukrainës nga Rusia e ka bërë integrimin edhe më urgjent.

Ata diskutuan mbi prioritetin e përbashkët të integrimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian dhe Ndihmës Sekretarja Donfried rikonfirmoi mbështetjen e fortë të Shteteve të Bashkuara për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe tha se SHBA mbetet e angazhuar për të punuar me partnerët shqiptarë dhe të BE-së për të siguruar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe rrugën e suksesshme drejt Bashkimit Europian.”

Gjatë vizitës së saj zyrtare, ajo pritet të takohet me nënkryetarët e Partisë Demokratike, Jorida Tabakun, Enkelejd Alibeajn dhe sekretarin  e përgjithshëm Gazment Bardhi. Takimi do të zhvillohet në orën 10:45 ditën e nesërme në kryesinë e Kuvendit. Takimi i Donfried në Tiranë, vjen një ditë para Kuvendit të Komisionit të Rithemelimit.

Pas vizitës në Kosovë para tre ditësh, zyrtarja e lartë amerikane vizitoi Serbinë ndërsa sot ishte në Maqedoninë e Veriut e tashmë ka mbërritur në Shqipëri. Karen Donfried, gjatë vizitës në Shkup, ditën e sotme, i ka dhënë mbështetje Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME