Categories Lifestyle

Doni të shmangni plakjen? Ndiqni këto hapa

Një studimi i ri i ndërmarrë në 4 shtete nga Këshilli Europian i Informacionit rreth Ushqimit, ka zbukuar se dieta mesdhetare, e cila më herët është vërtetuar se ndihmon në uljen e kolesterolit dhe redukton rrezikun e sëmundjeve të zemrës apo kancerin, mund të reduktojë në mënyrë të konsiderueshme faktorët që kanë lidhje me procesin e plakjes.

Të ngopur nga studimet dhe dietat e shumta me synim rënien në peshë, sajti i ri Vox u konsultua me 60 studime të lidhura me humbjet në peshë dhe foli me 9 ekspertë duke konkluduar se ‘ajo çfarë hani dhe në ç’sasi ka impakt më të madh në fizikun tuaj se sa ushtrimet në palestër’. Ushtrimi i vazhdueshëm ka një ndikim të madh dhe pozitiv në shëndet dhe mirëqenie, por shmangia e një petulle nga dieta ushqimore mund të jetë më efikase në humbjen e peshës se sa koha e kaluar në palestër.

Më poshtë ju sjellim disa këshilla se si mund ta ndihmoni metabolizmin tuaj të “plaket” më vonë:

Konsumoni fruta

100 gramë është sasia e frutave të freskëta që një person duhet të konsumojë çdo ditë për të reduktuar rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemër, sipas një studimi 7-vjeçar të universitetit të Oksfordit, i realizuar tek 500 mijë të rritur në Kinë.

Provo pak çokollatë

Një studim nga Universiteti Kinsgston, në Britaninë e madhe ka konkluduar se konsumimi i çokollatës së zezë (jo të bardhë) për 14 ditë do t’ju japë një performancë të vërtetë atletike. Fruti i kakaos përmbajnë epicatechin, një flavonol që rrit oksid nitrik në trup, duke ndihmuar në hapjen e enëve të gjakut dhe duke lejuar një sasi më të madhe gjaku të arrijë tek muskujt.

Konsumoni verë dhe kafe

Një studimi i publikuar në revistën ‘Sciente’ pohon se mikrobet në kos nuk janë aq të rëndësishme sa t’i japin trupin tonë larminë e baktereve të shëndetshme nga burime të ndryshme ushqimore. Çuditërisht rol pozitiv në këtë drejtim luan edhe vera apo kafeja, të cilat kanë aciditetin e duhur për të ndihmuar bakteret e shëndetshme së bashku me frutat, perimet, çajin apo kosin. Nga ana tjetër, në listën e ushqimeve që ‘nuk duhen konsumuar’ janë pijet e gazuara, pijet energjike, sheqeri apo ëmbëlsirat artificiale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME