Categories Lajme

Donte t’i merrte jetën biznesmenit, ja kush është autori i ngjarjes në Bulqizë

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me tentativën, për të ekzektuar biznesmenin Gëzim Balla, mbrëmjen e djeshme në Bulqizë. Autori i kësaj ngjarje është Ferizan Shehu. Ai është ende në kërkim nga blutë e Bulqizës. Mësohet se Ballës i është kërkuar nga Shehu një shumë prej 10 mijë eurosh dhe ngjarja e ka zanafillën pas një telefonate që ka marrë biznesmeni.

Autori i ka kërkuar Ballës të dalë me shumën e parave në një zonë jashtë qytetit ndërsa para se ta bënte këtë, ka njoftuar policinë dhe së bashku janë nisur drejt vendit të përcaktuar nga personi në fjalë. Pasi ka vënë re prezencën e policisë, autori që ishte fshehur rreth 500 metra nga vendi i lënies së takimit, ka qëlluar në ajër 5 herë dhe është larguar, ndërkohë forca të shumta kanë rrethuar zonën për kapjen e tij. Burimë bëjnë me dije se Gëzim Balla ka marrë së fundi një tender 380 mln lekë për ndërtimin e një rruge 2.2 km në këtë zonë, fond i bashkisë së Bulqizës. Po ashtu mësohet se Balla ka edhe një galeri Kromi në Bulqizë, por nuk dihet ende nëse janë këto motivet e ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME